Mersin Lika, prodhues dhe eksportues i produkteve bujqësore, tregon se ka ulur në mënyrë të dukshme eksportet këtë vit. “Për shkak të reshjeve dhe daljes së lumit nga shtrati, është dëmtuar mbi 70% e sipërfaqes së mbjellë. Për këtë arësye nuk po eksportoj më si më parë, ndonëse kërkesa është”, thotë Mersini.
Me tokat e shtrira kryesisht në Gosë të Kavajës, Mersini pak vite më parë eksportonte në më shumë se 40 shtete pjesa më e madhe e të cilave në veri dhe lindje të Europës. Ai siguronte shitjen e prodhimit të të gjithë fermerëve të zonës, krahas prodhimit të tij. Mersini tregon se, “ky është viti i katërt që më dëmtohen të mbjellat nga përmbytjet ndaj do të filloj të tkurr aktivitetin”.
Më pak është prekur prodhimi në sera. Ruzhdi Koni, sipërmarrës për fidanët dhe eksportues i prodhimeve bujqësore, tregon se prodhimet e serave nuk patën dëme të mëdha, Por, ai tregon se prodhimi bujqësor këtë vit rrezikon të humbasë avantazhin kryesor. Atë të prodhimit të hershëm. “Për shkak të shirave, e temperaturave jo të favorshme, mbjellat janë vonuar, duke shtyrë proshimin me dy javë”, thotë Koni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto