Verorja, tashmë pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, tashmë pjesë e Trashëgimisë UNESCO


Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 14 mars shumë prej fëmijëve, vajzave dhe grave por edhe meshkujve vendosin në dorë një lidhëse dyngjyrëshe bardh e kuq.

Ka prej tyre që e vendosin në datën 1 dhe e heqin në datën 14 siç ka të tjerë që e vendosin në 14 dhe e heqin “kur shohin dallëndyshen e parë”. Por pakkush e di në Shqipëri se ajo verore dyngjyrëshe është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCO-s.

Në 6 dhjetorin e vitit që kaloi pas një vendimi të marrë në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut, verorja u pranua në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit. Adrian Cioroanu, i dërguari i përhershëm i Rumanisë në UNESCO në datën 6 dhjetor në faqen e tij në facebook shkruante: “Verorja u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë të festimit të rilindjes së natyrës”.

Mediat vendase njoftonin se të njëjtin lajm e ndau edhe Ionut Vulpescu, nga Ministria e Kulturës dhe Identitetit Kombëtar: “Në pranverë, në 1 mars mbajtëm një konferencë për shtyp ku folëm për fazën në të cilën ndodhej kjo dosje. Dy javë më vonë gjendesha në Paris krah ministres së kulturës së Republikës së Moldavisë Monica Babuc, ku në kuadër të një aktiviteti të organizuar nga Ambasada e Rumanisë paraqitëm bashkë këtë dosje përpara Michael Worbs, që është Presidenti i Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s dhe përpara anëtarëve të trupit diplomatik të akredituar në Paris. Jemi të gëzuar dhe të kënaqur se përpjekjet tona patën efekt”. Ndërkohë Ministrja e Kulturës e Republikës së Moldavisë, Monica Babuc lidhur me këtë lajm shkroi në rrjetin social: “Faleminderit dhjetor! Ke qenë bujar me ne në vitin 2016 kur e gjetëm qilimin në listën UNESCO dhe ja sot – veroren!”.

Sipas studimeve etnologjike, verorja është ngushtësisht e lidhur me traditat e Vitit të Ri festuar në të kaluarën në muajin mars, si një formë primitive e Vitit Agrar i lidhur me ciklet vegjetative dhe astronomike. Verorja njihet nga etnologët në fillimin e shekullit XX si ritual i një marsit, i pranishëm jo vetëm tek rumunët, por edhe tek shqiptarët dhe bullgarët në Ballkan. Fshatarët e ruanin zakonin në çdo fillim pranvere si shenjë mbrojtjeje kundër sëmundjeve dhe fatkeqësive. Verorja është një objekt i vogël zbukurues që përbëhet nga mpleksja mes një peri të bardhë dhe të kuq që mbahet nga gratë dhe vajzat përgjatë gjithë muajit mars, si simbol i ardhjes së pranverës.

Por cila është domethënia e verores ?

Verorja është festa tradicionale e fillimit të pranverës, në 1 mars. Fillimet e saj thuhet se vijnë nga Roma e vjetër sepse Viti i Ri festohej pikërisht në datën 1 mars (Martius), që ishte muaji i perëndisë së luftës Mars. Në ngjyrat e verores ruhet dualiteti i simboleve: bardh dhe kuq, pra paqe dhe luftë (kjo do të mund të simbolizonte madje edhe dimrin dhe pranverën). Në ditët tona janë burrat që ju dhurojnë femrave këtë objekt, fatndjellës, të quajtur verore që është një bizhuteri apo një dekorues i vogël, një lule, një kafshëz apo një zemër, e lidhur me një pe të kuq dhe të bardhë.

Femrat e mbajnë në bluzë që atë ditë e deri dy javë më pas. Ato mund t’ja dhurojnë nje femre tjetër dhe vetëm me raste të rralla, burrave. Megjithatë dhurimi qoftë edhe i një objekti të vogël të lidhur bashkë me këtë lidhëse bardh e kuq, është një zakon i vjetër që i është paracaktuar si grave dhe vajzave ashtu edhe burrave. Besohej se ai që mbante këtë lidhëse bardh e kuq do të ishte i fortë dhe i shëndetshëm për gjithë vitin që vjen. Në disa pjesë të Rumanisë si: Moldavi apo Bukovinë, simboli i pranverës është një medalje e artë apo e argjentë që mbahet rreth qafës. Edhe bullgarët kanë thuajse të njëjtën traditë identike me 1 marsin e qujatur Martenica. Origjina e traditës daton nga kohët e dakëve, stërgjyshërit e rumunëve.

Lexo artikullin e plotë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0