Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë e hidrokarbureve, indeksi vjetor i volumit të shitjeve u rrit 3,5 %. Sipas INSTAT, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, u rrit 11,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.
Treguesi i volumit të shitjeve, për grupin “Produkte jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve”, ra 0,8 %.
Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve ra 5,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016.
Rritja më e madhe nga “ushqime, pije e duhan”
Në terma vjetorë indeksi i volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt 2017 është +1,3 %. Grupet të cilat kanë ndikuar janë: grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +2,7 pikë përqindje, grupi “Artikuj jo-ushqimor në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” -0,1 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” -1,3 pikë përqindje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto