Peleshi: Ja skema e mbështetjes për qumështin e nënproduktet  

Peleshi: Ja skema e mbështetjes për qumështin e nënproduktet  


Gjatë vizitës në një stabiliment të përpunimit të qumështit në Gjirokastër, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimi Rural Niko Peleshi, ka theksuar se eksporti është domosdoshmëri për kompanitë e prodhimit

Peleshi ka theksuar se tashmë ka ardhur momenti, që gjithë tregu të hyjë në një disiplinim, sipas standardeve evropiane, pasi kjo është e vetmja rrugë, që të rriten sektorë të tillë, si ai i prodhimit dhe përpunimit të qumështit dhe mishit.

“Dua ta ritheksoj se në qoftë se, Shqipëria nuk arrin dot të hapë eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kjo industri nuk mund të rritet. Fermeri shqiptar nuk mund të rritet sado subvencione t`i japim ne, sepse pa patur të garantuar shitjen, nuk investon për të rritur tufën e vet, bagëtinë e vet”.

Ai ka theksuar së vijon të mbetet sfidë për qeverinë shqiptare të ndërtojmë një sistem funksional sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ta çertifikojmë atë nga audituesit e Bashkimit Evropian.

Peleshi, ka theksuar masat dhe mbështetjen financiare të qeverisë të përgatitur me Skemën e mbështetjes financiare për zhvillimin rural dhe agropërpunimin. Aplikimet për subvencionime, grante dhe mbështetje financiare kanë nisur të kryhen në çdo Agropika me 28 shkurt dhe do të zgjasin një muaj.

Nga skema për ndërtimin e pikave të reja të grumbullimit të qumështit dhe pajisjeve të nevojshme në to, masa e mbështetjes do të jetë, jo më shumë se 3 milionë lekë. Për makineri dhe pajisje për mekanizimin dhe modernizimin e proçeseve të punës në fermat blegtorale, me jo më pak se 10 lopë dhe jo më pak se 100 të imëta, masa e financimit do të jetë, jo më shumë se 1 milion lekë.

“Një rëndësi e veçantë u është kushtuar sistemeve ftohëse të qumështit për pikat e grumbullimit dhe të përpunimit të qumështit, financimi i cilave do të jetë, jo më shumë se 1 milion lekë”, sipas Peleshit. Ai ka theksuar se, për dorëzimin e qumështit, që plotëson standardet në fuqi, në vlerën 10 lekë për litër në pikat e përpunimit, për fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport analizës laboratorike përkatëse.

Për ministrin Peleshi gjithë politika që po ndiqet do të çojë në garantimin e një tregu të konsoliduar dhe të hapje e sigurtë drejt Bashkimit Evropian.

“Në tregun shqiptar do të ketë vetem prodhime që garantojnë siguri ushqimore, që garantojnë respektim të gjitha standardeve, sepse vetëm në këtë mënyrë edhe Bashkimi Evropian do të na njohë sistemin tonë të ngritur të sigurisë ushqimore. Do të na hapë dyert për eksport dhe kjo industri do të zhvillohet”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0