Gati gjyma e eksporteve me veshje dhe këpucë. Eksportet në total rriten 22%

Gati gjyma e eksporteve me veshje dhe këpucë. Eksportet në total rriten 22%


Eksporti i mallrave nga Shqipëria vijon të jetë i mbarë edhe në muajin shkurt. Sipas të dhënave të INSTAT-it, me një rritje të lehtë mujore në shkurt, eksportet jashtë vendit për dy muajt (janar-shkurt) ishin gati 22% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të rikthyera në krye të listës prej disa muajsh, tekstilet dhe këpucët kanë peshën kryesore në shportën e eksporteve, dhe njëkohësisht ndër nivelet më të lartë të rritjes.

Sipas të dhënave zyrtare, eksporti “tekstile dhe këpucë” arriti në 20.5 miliardë lekë duke u rritur 13.5%. Me këtë ritëm, ato zënë rreth 43% të totalit të eksporteve.
Pas kësaj vijnë “Materialet e ndërtimit dhe metalet”, grupi i dytë i mallrave më i eksportuar me vlerë 8.7 miliardë lekë.

I ndikuar nga çmimet e favorshme në treg, ky grup shënoi rritjen më të madhe të eksporteve me 57%. Me ecuri pozitive janë edhe, “mineralet, lënda djegëse dhe energjia”.

Importet janë rritur me ritme më të ulëta. Në dy muaj importet në total shënuan rritje vjetroe 14.5%. për shkak të nivelit shumë më të lartë të importeve ndaj eskporteve, vlera e rritur është më e lartë, ndaj deficit tregtar është thelluar.

Të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, ku grupe që kanë ndikuar më tepër në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me 3 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” me 2,6 pikë përqindje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0