FMN: Hiqni dorë nga propozimet e pakërkuara. Pak progres në disa reforma strukturore

FMN: Hiqni dorë nga propozimet e pakërkuara. Pak progres në disa reforma strukturore


Qeverisë shqiptare i kërkohet të heqë dorë nga ofertat e pakërkuara në investime publike. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) pas takimeve me drejtuesit më të lartë të financave në vend, ka theksuar se Shqipëria po përjeton një rritje të mirë ekonomike, por ka renditur një sërë faktorësh me risk që vënë në pikëpyetje këtë rritje.

Ritmi i rritjes ekonomike (3.7% për 2017) mund të mos zgjasë shumë. Rritja në BE ka ritme përshpejtuese që prej vitit 2016, vlerësohet në deklaratën e ekspertëve të Misionit. “Risqet e brendshme ndaj rritjes në periudhën afatmesme janë po ashtu të rëndësishme”, sipas misionit. “Rënia graduale e investimeve të mëdha në infrastrukturën e sektorit energjetik pritet ta ngadalësojë ritmin e rritjes”, theksojnë ekspertët, ndërsa pranojnë se niveli i borxhit publik është i lartë krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas ekspertëve të FMN-së, sistemi bankar është i rënduar me kredi të mëdha nën standard dhe me vështirësi në ekzekutimin e kolateralit. “Një shitje më e shpejtë e aktiveve nga bankat me pronësi europiane në Shqipëri mund të çonte në stres të sektorit financiar”, thuhet në deklaratë. Qendimi vjen ndërsa jemi në një fazë transaksionesh bankare në tregun e brendshëm.

FMN flet për progres të pamjaftueshëm në reformën strukturore në fusha të tilla si energjetika, menaxhimi financiar publik dhe reformat në gjyqësor. Këto “mund ta cënonin besimin e investitorëve, duke i zvogëluar ndjeshëm flukset hyrëse nga donatorët dhe flukset e kapitalit dhe duke e ulur rritjen”, sipas ekspertëve.

Ndaj ekspertët e FMN, kanë ftuar qeverinë të përshpejtojë reformat, duke e parë këtë si një moment të përshtatshëm.

Lexoni deklaratën e plotë Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0