Jo, debati mbi rreziqet e rrezatimeve nga telefonat celularë nuk ka mbaruar ende. US National Institutes of Health’s National Toxicology Program, ka publikuar disa detaje nga studimet e fundit të shkencëtarëve të cilët tregojnë se rrezatimi normal i lëshuar nga aparatet celularë nuk është i dëmshëm për njerëzit. Kërkimi u bë mbi disa minj kavie, të cilat u vendosën nën kushtet e rrezatimit të lartë RF, në frekuencat 2G dhe 3G dhe prodhoi rezultate ku nuk kishte shenja dëmtimesh nga nivelet e ekzagjëruara të rrezatimit.
Në disa studime, disa kavie meshkuj nën rrezatime, zhvilluan tumore rreth zemrës. Por kaviet femra nuk e patën këtë lloj reagimi ndërsa në një tjetër studim të dyja sekset rezultuan pa dëme. Ndërsa një tjetër e dhënë duket mjaft e çuditshme. Kaviet e sapolindura dhe mamatë e tyre kishin peshë të reduktuar trupore, por u rritën në përmasa normale dhe kaviet e ekspozuara jetuan më gjatë se ato të cilat nuk ishin ekspozuar. Për t’u theksuar është fakti se nivelet e rrezatimit janë shumë herë më të larta se ato të zakonshme.
Në komentet e saj mbi studimin, FDA theksoi se ky studim nuk përshtatet plotësisht me eksperiencën njerëzore. Kjo sepse kaviet janë shumë më të vogla se njerëzit dhe rrezatimet godasin krejt trupin e tyre ndërkohë që njerëzit janë të ekspozuar vetëm në zona të caktuara.
Gjithsesi gjërat nuk janë ende të ‘’skalitura në gur’’. Ka nevojë për studime të përfunduara dhe interpretime të sakta mbi të gjitha efektet. Por, këto të dhëna paraprake ilustrojnë qartësisht arsyen se pse nuk ka ende një përcaktim mbi sigurinë e celularëve. Testet laboratorike mund të tregojnë deri në një masë të caktuar ndërsa testet afatgjatë kanë tendencën që të nxjerrin rezultate jo të plota. Këto studime tregojnë më tepër faktin se nuk ka efekte apo dëme të dukshme nga rrezatimet në periudhën afatshkurtër.
burimi: engadget.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.