Qeveria Shqiptare ka miratuar së fundmi programin e ri ekonomik të vendit për tre vitet e ardhshme. Në programin për periudhën 2018-2020, parashikohet zbatimi i 17 reformave. Programi i reformave, i cili dorëzohet në Komisionin Europian për t’u monitoruar më pas prej tij parashikon nisma të reja, por mbi të gjitha vijim të reformave në disa sektorë ku qeveria vlerëson se ka nisur tashmë reformën.
Pjesë tyre janë sektori i energjisë, infrastruktura, bujqësia, financat publike, enërgjia transporti, etj.
Ja reformat e planifikuara
1-Krijimi i një kadastre fiskale
2-Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë
3-Diversifikimi i burimeve të energjisë (gazifikimi)
4-Studim fizibiliteti për ndërtimin dhe përmirësimin e Korridorit Adriatik-Jonian
5-Rehabilitimi dhe ndërtimi i segmentit hekurudhor Durrës-Rinas-Tiranë
6-Konsolidimi dhe defragmentimi i tokës bujqësore
7-Politika për zhvillimin e industrisë jo-ushqimore
8-Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve
9-Reduktimi i barrierave per biznesin
10-lmplementimi efektiv i planit kombëtar për uljen e nivelit të kredive të këqija në sektorin bankar
11- Përmirësimi i kapaciteteve institucionale të sistemit për kërkimin shkencor dhe inovacionin
12- lmplementimi i kuadrit ligjor dhe rregullator për zhvillimin e infrastrukturës të bandës së gjërë (broadband)
13- Lehtësimi i tregtisë dhe arritja e sinergjise në implementimin e masave kombëtare lehtësuese se për tregtinë
14- Hartimi dhe implementimi i kurikulave të bazuara në kompetenca dhe trajnimi i mësuesve
15-Përmirësimi i cilësisë dhe mbulimit të AFP duke siguruar lidhje me tregun e punës
16- Modernizimi i shërbimeve publike të punësimit, rritja e punësimit për gratë, të rinjtë dhe grupet e cënuara
17- Forcimi i mbrojtjes sociale dhe masat për përfshirjen sociale
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.