‘’Sipërmarrësit e së nesërmes’’ njihen me New Media Communication

‘’Sipërmarrësit e së nesërmes’’ njihen me New Media Communications


Nje grup nxënësish, pjesë e programit të ‘Sipërmarrësit e së nesërmes në Tiranë’‘, TET po vizitojnë sipërmarrje në kryeqytet, ku njihen me planet e bizneseve, objektivat e kompanive dhe politikat e tyre të menaxhimit.

Gjatë vizitës së zhvilluar në kompaninë ‘’New Media Communications’’ nxënësit vlerësuan me interes organizimin e punës, raportin sipërmarrës punonjës dhe trajtimin social të tyre.

Në prezantimin para sipërmarrësve të së nesërmes, Gerti Boshnjaku, një nga themeluesit e ‘’New Media Communications’’, theksoi parimet e punës dhe kulturën e këtij biznesi. Sipas tij, ‘’punonjësit, krahas promovimit brenda kompanisë, kanë mundësi të zhvillojnë edhe idetë e tyre të biznesit, në bashkëpunim e të mbështetur nga kompania’’.

Eneriko Hajdaraj, facilitator i nxënësve, tregon se programi i cili zgjat 23 javë, që nga nëntori deri në muajin maj u mundëson nxënësve të vizitojnë 30 biznese gjithsej. Janë 15 nxënës të shkollave të mesme në Tiranë që po përfitojnë nga ky program.

Sipas Hajdarajt, ‘’TET u ofron nxënësve mundësinë e të pasurit mentorë personalitete të biznesit. Çdo nxënësi i jepet mundësia të fillojë një biznes të vërtetë me qëllimin për t’i ndihmuar që të përdorin të gjitha burimet për të pasur sukses në ekosistemin e sipërmarrjes në Tiranë dhe më tej’’.

Përgjatë kursit kohor të TET secili nxënës zhvillon dy plane biznesi, (një për biznesin në grup dhe një për atë personal) që u prezantohen bankierëve dhe investuesve. Në përfundim të TET nxënësit paraqesin bizneset e tyre personale në Panairin Final nga Albania’s Business Generation.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0