Bill Gates: Bitcoin është 'një teknologji që po shkakton shumë vdekje.'

Bill Gates: Bitcoin është ‘një teknologji që po shkakton shumë vdekje.’


Bill Gates nuk është fans i kriptomonedhave. Këtë e ka treguar ditën e martë në sektorin pyetje-përgjigje në Reddit.

Bashkëthemeluesi i Microsoft ka shprehur besimin e tij se anonimati që qëndron pas kriptomonedhave nuk është “diçka e mirë, duke shtuar se shoqëria përfiton kur qeveritë identifikojnë pastruesit e parave, njerëzit që ju shmangen taksave dhe njerëzit që financojnë terroristët.

“Tipari kryesor i kriptomonedhave është anonimiteti. Unë nuk mendoj se kjo është një gjë e mirë. Aftësia e qeverive për të zbuluar evazionet fiskale, pastrimet e parave dhe financimet e terrorizmit është ajo që i shërben një shoqërie,” shkruan Gates.

Gates gjithashtu tha se kriptomonedhat kanë shkaktuar shumë vdekje në një mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke marrë parasysh se sa lehtë blihet drogë online duke përdorur monedhat dixhitale.

Lexoni: Warren Buffett flet për Bitcoin: ‘Do të ketë një fund të keq’

“Në këto momente kriptomonedhat përdoren për të blerë Fentanyl dhe drogëra të tjera, pra kjo është një teknologji e çuditshme që ka shkaktuar vdekje në një mënyrë të drejtëpërdrejtë,” shkruan ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0