BusinessMag ju sjell në këtë artikull fitimtarët dhe humbësit e CES 2018. Cilat kompani dhe produkte ishin në nivelin e duhur dhe cilat ishin një zhgënjim për adhuruesit e teknologjisë?
“Fitimtarët”
Google Assistant
Pasi ngeli shumë mbrapa nga Amazon Alexa në CES 2018, Google shpërtheu nga të gjitha drejtimet me atë që dukej si integrimi i Google Asistent në çdo pajisje të imagjinueshme në shfaqjen e këtij viti. Çdo gjë që nga altroparlantët, altroparlantët me ekran, televizorët, madje edhe makinat e Kia u injektuan me inteligjencën e Asistentit. Alexa gjithashtu kishte pjesën e saj të produkteve të reja, por CES 2018 e bëri shumë të qartë betejën e asistentëve të zërit (dhe të smart home për këtë çështje), e cila sapo ka filluar.
Robotët
Jo të gjithë robotët janë të mëdhenj dhe të frikshëm. Në fakt, robotët më të mirë që pamë në shfaqje ishin komplet e kundërta: të vegjël dhe të adhurueshëm. Qeni robot Aibo i Sony ishte treguesi i dukshëm i kësaj shfaqjeje, por kishte edhe shumë robotë të tjerë në të gjitha format dhe madhësitë që nuk të ngjallnin frikë për jetën tonë.
Teknologjia e vetë-ngarjes
Nëse ka ndonjë gjë madhështore në CES 2018, është kjo: teknologjia e vetë-ngarjes do të jetë kryesorja për të gjithë transportin, jo vetëm për makinat si EMotion Tesla-killer apo automjetet ride-sharing si Lyfts në të ardhmen. Ju pëlqen apo jo kjo gjë, po vijnë kamionë dhe avionë pasagjerësh dhe së shpejti do të ketë më shumë kohë për të bërë gjëra të tjera më të rëndësishme në makinën tonë.
“Humbësit”
Apple
Apple kurrë nuk merr pjesë në CES në mënyrë zyrtare, por prania e saj është ndierë gjithmonë përmes ekosistemit të produkteve të palëve të treta për pajisjet iOS dhe Macs. Sigurisht, CES kishte një sërë ngarkuesish wireless dhe më shumë pajisje HomeKit të përshtatura për smart home, por në përgjithësi, shumica e produkteve të prezantuara ishin për Alexa Amazon dhe platformat Asistent të Google. Duhet thënë se analistët janë të shqetësuar se Apple mund të jetë në telashe nëse ekosistemi i saj nuk është aq i fortë sa dikur.
Smartfonët
Edhe këtë herë, telefonët ishin humbës në CES. Përveç Huawei që prezantoi Mate 10 Pro e tij, një telefon që u lançua globalisht vitin e kaluar për SHBA-të dhe Sony-u që zbuloi disa telefona Android me kamera të dyfishtë, pjesa tjetër ishte mjaft e shurdhët. Megjithatë, nuk do të thoshim se është një shenjë se telefonat po shkojnë drejt “humbjes”. Kongresi Botëror i Celularëve po afron dhe prodhuesit e telefonave kanë më shumë gjasa të ruajnë më të mirën e tyre për atë event.
Dronët
E mbani mend kur dronët ishin shpikja më e madhe? Epo, DJI, lider për dronët e e konsumatorëve dhe profesionistëve, ka zhgënjyer në shumë kompeticione serioze. GoPro tha se është duke u luftuar nga tregu i dronëve dhe duke ndërprerë prodhimin e dronit Karma. Jo se nuk kishte ndonjë dron të ri në CES, por asnjë nuk dallonte mbi të tjerët.
Realiteti i shtuar
Me të gjitha reklamat për realitet të shtuar për shkak të ARKit-it të Apple, prisnim të shihnim një bum në pajisje të tilla si syze të AR, pjesë në pajisjet mobile, etj. Por për të qenë të sinqertë, ashtu si telefonat, edhe kjo ishte kryesisht një zhgënjim për të gjithë adhuruesit e realitetit të shtuar. Ose është ende herët në rilindjen e AR ose kompanitë janë në mëdyshje për të investuar në këtë teknologji.
Dështimi më i madh
Ndërprerja e energjisë në CES
Ndërprerja e energjisë në ditën e dytë zyrtare të CES ishte dështimi më i madh i shfaqjes së teknologjisë. Një transformator i prishur la mijëra të pranishëm dhe ekspozues në sallën masive qendrore të Qendrës së Konventës në Las Vegas, në errësirë për orë të tëra, sipas organizatorëve të shfaqjes.
burimi: Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.