Doni të bëni më shumë para? Bëjini vetes këtë pyetje

Doni të bëni më shumë para? Bëjini vetes këtë pyetje


  • Ky postim nga Nicole Gravagna fillimisht u shfaq në Quora si një përgjigje për pyetjen “Si mund të punoj në mënyrë më të zgjuar që të fitoj më shumë para?”
  • Për të fituar më shumë para, duhet të punoni në mënyrë më të zgjuar.
  • Për të punuar në mënyrë më të zgjuar, pyesni veten pse po e bëni punën.
  • Të punosh për të treguar vlerën tënde është një qëllim i mirë – por nuk do të garantojë që në të vërtetë do të fitosh më shumë para.
  • Ju duhet të përqendroheni në punën që keni negociuar për pagesë dhe që përmbush një qëllim të paracaktuar.

Njerëzit shpesh punojnë për një arsye, por thonë se po punojnë për një arsye tjetër. Për të punuar në mënyrë të zgjuar, mos u shtirni, por pranojeni arsyen e vërtetë pse po e bëni këtë punë.

Lexoni: Jeff Bezos: “Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje.”

Nicole Gravagna ju jep një shembull nga jeta e saj:

Kam qenë në një rol këshillues ku kam pasur shumë fleksibilitet për të marrë përgjegjësi. Kam marrë përsipër të gjithë departamentin e faturimit për klientin tim pa u negociuar fillimisht se do të paguhesha më shumë për atë rol. Ata me të vërtetë kishin nevojë për ndihmë në departamentin e faturimit dhe unë argumentoja me vete se klienti im do të ishte në gjendje të më paguante më me efikasitet nëse do të kishin një departament faturimi që funksiononte normalisht.

Në realitet, unë mora përsipër departamentin e faturimit, sepse ishte një mundësi spektakolare (ose kështu mendova) për të treguar vlerën time. Unë mund ta transformoja departamentin e faturimit dhe të gjithë do të ishin kaq mirënjohës sa do të më jepnin gjithçka që doja apo duhej (brenda arsyes).

Në të vërtetë, klienti im kishte një departament faturimi të projektuar keq, sepse ata nuk e shihnin vlerën që kishte ky departament. Pra, plani im për t’u bërë jashtëzakonisht e vlefshme për ta, rezultoi një katastrofë.

Pas disa dështimeve, vendosa që të ndaloja së pretenduari se po e bëja këtë punë për para. Duhej të pranoja se po përpiqesha “të isha e vlefshme” dhe sinqerisht, kjo nuk po më sillte para.

Për të punuar në mënyrë të zgjuar, vendosa të ndjek disa rregulla:

  • Nuk do të bëj asnjë punë për të cilën nuk do të negocioj më përpara. Kjo përfshin si fushën e veprimit ashtu edhe kushtet e pagesës.
  • Nuk do të bëj asnjë punë nëse nuk do të paguhem sa duhet për kohën time, ose nëse puna do të konsiderohet si një humbje.
  • Para se të angazhohem në punë, do të sigurohem që të jetë një punë që do të përmbushë një qëllim të paracaktuar.

Pra asnjëherë nuk do të punoj në mënyrë që të ndihem me vlerë. Unë nuk e përziej egon time me të ardhurat e mia. Kur punoni për egon, do të humbisni shumë përpjekje që ju bëni. Punoni me zgjuarsi duke u siguruar që përpjekjet tuaja kanë si qëllim të drejtpërdrejtë të ardhurat.

Lexoni: 7 parashikimet e Bill Gates për të ardhmen

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0