"Merre dhe ik", Amazon revolucionarizon blerjen e ushqimeve

“Merre dhe ik”, Amazon revolucionarizon blerjen e ushqimeve


Për të revolucionarizuar mënyrën e blerjes së ushqimeve, Amazon ka hapur një supermarket pa operatorë arkash.

Blerjet ju faturohen kartave të kreditit të klientëve kur ata largohen nga dyqani.

Dyqani Amazon Go përdor qindra kamera të montuara në tavan dhe sensorë elektronikë për të identifikuar çdo klient dhe për të ndjekur artikujt që ata zgjedhin.

Kur hyjnë në dyqan, blerësit kalojnë përmes portave duke skanuar aplikacionin Amazon Go në telefonat e tyre.

Ata janë të lirë të marrin pije, biskota, bukë e çdo gjë tjetër duke mbushur kështu trastat e tyre të pazarit. Në këtë mënyrë nuk kanë nevojë për një shportë apo karrocë, sepse nuk do t’i kalojnë produktet në kasë.

Me ndihmën e sensorëve në rafte, produktet shtohen në llogarinë e klientëve të Amazon Go ndërkohë që ata përzgjedhin ushqimet dhe i fshijnë ato kur i vendosin përsëri në raft. Një faturë elektronike tatohet kur ata dalin nga supermarketi.

Metoda “Merre-dhe-ik” e të bërit pazar mendohet të jetë e ardhmja e shitjeve. Por, Amazon beson se është momenti i duhur, ose të paktën që kjo risi duhet të testohet në të gjithë botën.Ti skanon një kod QR ndërkohë që hyn në dyqan. Pas kësaj, je i lirë të bësh blerjet që dëshiron vetëm falë aplikacionit Amazon Go në telefonin tënd.

Ekzistojnë sensorë të peshës në rafte për të kuptuar nëse një artikull është marrë ose apo është vendosur sërish në vend. Dhe disa artikuj mbartin një kod vizual, si një bar kod, për t’i ndihmuar kamerat t’i identifikojnë ato.

Amazon nuk ka dhënë ndonjë informacion se sa i saktë është sistemi. Megjithatë, një gazetar u përpoq të vidhte disa kanaçe me pije, por sistemi e diktoi dhe i shtoi ato në faturën e tij.

Kompania akoma nuk ka në plan t’ua prezantoj këtë teknologji rrjeteve të tjera të dyqaneve ushqimore. Ndërkohë, shitësit shprehen se sa më shpejt të bëjnë bleje klientët, aq më të shumta janë mundësitë që ata të kthehen sërish në dyqan.

Brian Olsavsky, drejtori financiar i Amazon, është shprehur se konkurrentët duhet të presin më shumë dyqane Amazon në muajt dhe vitet në vazhdim. “Do të shihni më shumë zhvillime nga Amazon. Është akoma herët, prandaj planet tona do të zhvillohen me kalimin e kohës,” tha ai në muajin tetor.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5&v=NrmMk1Myrxc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0