Koenigsegg Agera RS zyrtarisht makina me e shpejtë në Planet

Koenigsegg Agera RS zyrtarisht makina më e shpejtë në Planet


Ndonëse nuk është hera e parë që një makinë arrin shpejtësi mbi 390km/h, këtë radhë, gjithçka është pak më ndryshe.

Bugatti u njoh për vite me radhë si një nga makinat më të shpejta, por një kompani suedeze jo shumë e njohur për publikun e gjerë, tregoi se ka ardhur koha të marrë “kurorën”.

Bëhet fjalë për Koenigsegg, kompaninë me qendër në Ängelholm. Ajo u themelua nga aktualisht CEO i saj, Christian von Koenigsegg, në vitin 1994. Ajo është një kompani me më pak se 100 punonjës të apasionuar mjaftueshëm, për të prodhuar makinën e prodhimit në seri më të shpejtë të prodhuar ndonjë herë.

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Në fakt, së fundmi ata thyen gjithashtu edhe një rekord 70 vite të vjetër, të vendosur në vitin e largët 1938. Në Janar të 1938, Mercedes-Benz W125 Rekordwagen mundi të arrinte një shpejtësi prej 431 km/h. Në vitin 2014 Hennessey Venom GT e mundi këtë rekord me 4km/h më shumë. Por, asnjë nga këto automjete nuk mundet të klasifikohen së bashku me rivalet e tyre. Kjo sepse një nga kushtet është se duhet të jenë prodhuar minimalisht 25 egzemplarë. W125 Rekordwagen ishte një makinë eksperimentale, kurse Venom GT, ekzistojnë vetëm 11 të tilla.

Kështu, përsa i përket kategorisë së saj, Koenigsegg, theu rekordin e Bugatti Veyron Super Sport, me 431 km/h.

Pak kohë më parë, Bugatti postoi një video unike të Chiron, modelit të saj më të ri. 0 – 400km/h – 0 në vetëm 42 sekonda. Pak ditë më vonë, Koenigsegg postoi një video ku e realizonte të njëjtën performancë për 37.28 sekonda.

Lexoni: Bugatti Chiron vendos një rekord të ri për kategorinë përkatëse!

Por së fundmi kompania suedeze arriti të lërë me gojë hapur të gjithë industrinë.

Në një rrugë të bllokuar nga policia diku në Texas, USA, Agera RS, arriti një shpejtësi maksimale prej 457 km/h.

Video në vazhdim, i tregon të gjitha.

https://youtu.be/xj4gar5dKAU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0