Paraqitje e plotë e mekanizmit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe atë europian.
Qëllimi i trajnimit:
Tatimi mbi vlerën e shtuar, nuk është vetëm thjesht një lloj taksimi.
Pjesëmarrësit do të marrin një informacion të plotë mbi funksionimin e tatimit mbi vlerën e shtuar, duke bashkërenduar spjegimet në rrafshin teorik dhe duke i përputhur ato me praktikën funksionuese në Shqipëri të këtij taksimi.
Kush mund të përfitojë:
Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në).
Rezultatet
Në përfundim, të trajnimit, i cili do të mbeshtetet nga prezantime të hollësishme e të gjitha pjesëve përbërëse të mekanizmit të tatimit mbi vlerën e shtuar, të arrihet që pjesëmarrësit të kenë krijuar formimin bazik, në bazë të të cilit të mund të arsyetojnë për cdo rast qofte edhe specifik që paraqitet në praktikë.
Metodologjia
Një workshop-trajnim 2-ditor prej 3 orësh në ditë. Përdorimi i rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit. Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete. Pjesëmarrja është e kufizuar, jo më shumë se 25 pjesëmarrës në cdo seancë trajnuese.
LEKTOR: Z. Artur Papajani
Artur Papajani, Drejtor i Shërbimit të Tatimpaguesve, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Programi
- Objekti e fusha e zbatimit
- Personi i tatueshëm
- Furnizimet e tatueshme
- Vendi i furnizimit
- Kërkushmëria / momenti i furnizimit
- Vlera e tatueshme
- Shkalla tatimore
- Përjashtimet
- Kreditimi i tatimit
- Detyrime të personit të tatueshëm
- Regjime të veçanta
- Përvoja ndërkombëtare
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të trajnimit. Për anëtarësinë e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.
Për tu regjistruar plotësoni formularin e aplikimit përpara datës 10 nëntor 2017 ne adresen e mëposhtme:
Znj.Ornela Sulce / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
Cel: + 355 (0) 69 554 2443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto