Si e menaxhon kohën Elon Musk

Si e menaxhon kohën Elon Musk


Si bashkëthemelus dhe CEO i Tesla, dhe themelues i Boring Company dhe Neuralink, Elon mund të jetë sipërmarrësi më i zënë në botë.

Sipërmarrësi miliarder ka disa taktika që përdor për të nxjerrë maksimumin nga çdo minutë.

Ja se si e menaxhon ai kohën e tij:

1. Ai fle mjaftueshëm

Edhe në ditët e tij më të ngarkuara, Musk fle 6 deri në 6.5 orë çdo natë.

Ai merr energji nga filxhanët me kafe që konsumon gjatë ditës. Musk e organizon ditën me intervale 5 minutëshe.

2. Ai ka një axhendë shumë specifike dhe vazhdimisht e përditëson për ta bërë më efektive

Takimet e tij janë çmendurisht shumë efektive.

Musk bën vetëm takime që janë 100% të nevojshme. Ai njihet si personi që pushon të gjithë ata që nuk janë të aftë.

3. Ai përdor vetëm email

Musk i shmang telefonatat në çdo rast, duke përdorur email ose mesazhe. “Email është kompetenca ime,” thotë shpesh ai.

4. Ai kryen shumë veprime në të njëjtën kohë

Ai ha drekën gjatë takimeve dhe kontrollon email-et ndërkohë që luan me fëmijët.

5. Ai arsyeton pastaj vepron

Musk mundohet të kuptoj arsyen “Pse?” pas çdo ideje të re. Kjo redukton kohën për të mësuar koncepte të reja gjatë rrugës.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0