Puna ka të bëjë me qëllimin. Shumica prej nesh i kalojnë vitet duke punuar, kështu që ajo që ne zgjedhim si karrierë është një pjesë e madhe e gjurmës që lëmë në këtë botë.
Prandaj ne donim të zbulonim punët më të kënaqshme në botë. Kështu që kryem një anketim me profesionistë nga të gjitha sferat e jetës dhe i pyetëm ata se sa të kënaqur ata janë me punën e tyre, për të përcaktuar vendet e punës me shkallën më të lartë të kënaqësisë.
Bazuar në të dhënat e mbledhura, këto janë 4 punët më të mira në botë që të falin më shumë kënaqësi:
1. Pronar biznesi
Shkalla e kënaqësisë: 85%
Njerëzit më të kënaqur me punën e tyre janë pronarët e bizneseve, veçanërisht themeluesit e biznesit (themeluesit kanë një normë edhe më të lartë të kënaqësisë prej 91%). Kjo është interesante, duke marrë parasysh të gjithë stresin që vjen me drejtimin e një biznesi.
Është e qartë se stresi kompesohet nga pasioni i pronarëve të bizneseve për punën që ata bëjnë dhe pronësinë e drejtpërdrejtë që kanë mbi punët e tyre.
2. Drejtor Ekzekutiv
Shkalla e kënaqësisë: 83%
Njësoj si pronari i biznesit, puna e një drejtori ekzekutiv shpesh shoqërohet me orë të gjata dhe stres (i vetmi ndryshim është se një pronar biznesi është padyshim pronari i biznesit, ndërsa një drejtor ekzekutiv zakonisht i raporton një bordi). Por, përsëri, stresi kompensohet lehtësisht nga ndikimi që ka një drejtor ekzekutiv mbi një organizatë.
3. Administrator i Sistemit të TI
Shkalla e kënaqësisë: 81%
Kush mund ta mendonte se punëtorët e TI janë aq të kënaqur me punën e tyre?
Në përgjithësi, administratorët e sistemit janë një kategori që paguhet mirë, me një pagë mesatare prej 68,000 $ në vit në Shtetet e Bashkuara. Dhe sigurisht, kënaqësia qëndron te zotërimi i teknologjive më të fundit dhe siguria që të gjitha sistemet po funksionojnë normalisht.
4. Inxhinier ndërtimi
Shkalla e kënaqësisë: 77%
Ka diçka që të falë tepër kënaqësi në ndërtimin e diçkaje…
Imagjinoni të ecni nëpër një ndërtesë që e keni projektuar vetë? Nuk ka kënaqësi më të madhe se kaq. Mos të flasim pastaj për pagën mesatare prej 76,000 $ në Shtetet e Bashkuara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.