Kompania e njohur SanDisk theu rekordin sa i përket tregut të mikro-kartelave, microSD.
Mikro-karta e re e quajtur SanDisk Ultra microSDXC UHS-I vjen me kapacitet prej 400 GB, e cila është ideale për përdorim në smartfonët Android. Kjo mikro-kartelë e re është e para në botë për nga kapaciteti që ka.
Shumica e pajisjeve Android do të ofrojnë mbështetje për kartelën e re microSD prej 400 GB.
Kartela microSD SanDisk 400 GB mund të ruajë videon e gjatë deri në 40 orë me rezolucion prej 1080 HD dhe ofron shpejtësinë e transferimeve deri në 100 mb/s. Po ashtu, kjo microSD e re mundëson që aplikacionet të punojnë më shpejt.
Edhe pse ka shumë kapacitet për ruajtje, nuk do t’ju kushtojë shumë sepse çmimi i saj është vetëm 250 dollarë dhe vjen me një garanci 10 vjeçare, si dhe pritet që së shpejti të jetë në dispozicion. SanDisk 400 GB microSD mund të jetë e përkryer për Galaxy Note 8 të ri.
/Hexus
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto