Lexoni: Femrat përballen me vështirësi për punësim dhe për të hapur biznese
WSA, falë përvojës së krijuar, maturimit profesional dhe larmisë së fushave që mbulon, në specialitete të tilla si, agronomi, ekonomi, mjedis, sociologji, po nxit aktivizimin e grave në aktivitete prodhuese artizanale dhe angazhime të tjera në fermat bujqësore dhe blegtorale.
Sipërmarrësja nga Ndroqi Nadire Reka, thotë se me mbështetjen e WSA, ka mundur të zgjerojë sipërfaqen e mbjellë me perime (domate dhe kastraveca) duke marrë kredi dhe punon nën konsulturën e ekspertëve të WSA për të siguruar shitjen e të gjithë prodhimit, përmes një menaxhimi të kujdesshëm nga vetë ajo.
Kjo organizatë operon në të gjithë vendin dhe synon të sensibilizojë komunitetin rural fermëror për një angazhim më të madh të tyre në sipërmarrje.
Lexoni: “Ana e Malit”, sipërmarrja sociale e ngritur mes natyrës së qytetit të Shkodrës
Ekspertë të WSA, krahas aktiviteteve informuese, ndërgjegjësuese, po avancojnë në ngritjen e sipërmarrjeve të reja dhe fuqizimit ekonomik të tyre duke ngritur nivelin e bashkëpunimit edhe me aktorë të tjerë, organizata dhe rrjete të ndryshme që kanë në fokus zhvillimin rural.
burimi: ATA
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.