Lexoni: Si të verifikoni online nëse punëdhënësi po jua paguan sigurimet?
Por jo më kot shqiptarët janë mosbesues ndaj punëdhënësve. Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sigurimet shoqërore numërojnë rastet më të larta të mospagimit të detyrimit, megjithëse si vlerë në stokun e borxhit zinte vetëm 10% të totalit.
Shërbimet e tjera më ë përdorura
Shërbimi i dytë më i përdorur është nxjerrja e faturës së energjisë elektrike (e-pagesa) me 1,406 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, të gjenerojnë faturat e papaguara dhe kamat-vonesat e energjisë elektrike dhe t’i paguajnë ato online.
I treti më i përdorur është kontrolli për kundërvajtjet rrugore dhe i pagimi i tyre me 1,388 përdorime në muaj. Ky shërbim elektronik u jep mundësinë qytetarëve dhe bizneseve të kontrollojnë nëse kanë kundërvajtje rrugore të papaguara, nëse po, t’i paguajnë ato online.
Shërbimi i katërt është shikimi i certifikatave familjare me 783 përdorime në muaj. Shërbimi elektronik mundëson shikimin dhe verifikimin e të dhënave familjare, ekstrakt nga Regjistri i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, në formën e certifikatës familjare.
Shërbimi i pestë më i përdorur është Automjetet e mia, me 771 përdorime në muaj. Shërbim elektronik, i cili u vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve për të marrë informacion rreth automjeteve që zotërojnë.
Lexoni: E-Albania ofron shërbimin për lëshimin e vërtetimeve lidhur me pronësinë
Më pas renditen Aplikimi për Kartë Shëndeti me 432 përdorime në muaj; kontrolli i Pikëve të drejtuesit të mjetit me 357 përdorime në muaj; Certifikatat Personale me 342 përdorime në muaj; Gjobat e kontrollit në rrugë me 254 përdorime në muaj; gjenerimi i kartës së shëndetit me 243 përdorime në muaj.
burimi: monitor
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.