"Hack Day Kosovo 2017" bëhet pjesë e aktiviteteve të BE për sigurinë kibernetike - Business Magazine Albania

“Hack Day Kosovo 2017” bëhet pjesë e aktiviteteve të BE për sigurinë kibernetike


Aktiviteti ‘’Hack Day Kosova 2017’’, që organizohet nga UBT CERT, është pranuar në fushatën më të madhe të BE-së dhe po promovohet në kalendarin e ngjarjeve, që do të organizohen në kuadër të muajit Europian të Sigurisë Kibernetike (ECSM), që fillon në muajin Tetor.

Fushata e ECSM-së ka për qëllim të bëjë vetëdijesimin qytetarëve dhe organizatave për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe për sigurinë e informacionit, si dhe po paraqiten hapat më të thjeshtë që mund të merren për të mbrojtur të dhënat dhe burimet e tyre.

Kërkesa për t’u pranuar në fushatën më të madhe zyrtare të BE-së ishte bërë vitin e kaluar nga UBT CERT, teksa këtë vit Kosova u listua në mesin e vendeve që organizojnë evente për nder të muajit Tetor, që cilësohet si muaji europian i sigurisë kibernetike.

Me këtë rast, drejtuesit e UBT CERT kanë theksuar se njohja ndërkombëtare dhe pranimi i shpërndarjes së njoftimeve për këto aktivitete është hap pozitiv për Kosovën, njëherësh promovon edhe punën e UBT CERT.

Edicioni i dytë i “Hack Day Kosova 2017” do të mbahet më 12-14 Tetor 2017, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

UBT si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është lider rajonal në fushën Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të Informacionit etj., ku edhe këtë vit përmes divizionit UBT CERTt, ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm kushtuar sigurisë kibernetike, “HackDay Kosova 2017”.

burimi: Insajderi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0