Pse dështimi është mësuesi juaj më i mirë?

Pse dështimi është mësuesi juaj më i mirë?


“Në librin tim “Rule #1 Don’t Be #2″, përfshiva disa histori rreth biznesmenëve që kanë dështuar keq para se të gjenin suksesin. Bizneset e Henry Ford dështuan dhe e falimentuan atë 5 herë para se të themelonte kompaninë Ford Motor. Thomas Edison mund të kishte hequr dorë pas 3,000 përpjekjeve të dështuara për të krijuar llambën e parë me djegshmëri të lartë. Jack Ma, krijuesi i Alibaba Group dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë, dështoi tre herë në kolegj dhe u refuzua edhe për një punë në një restorant të ushqimit të shpejtë.

Lexoni: DËSHTIMET QË E NDIHMUAN RICHARD BRANSON TË BËHET NJË MULTIMILIARDER

Historitë e tyre dhe shumë të tjera janë shumë inkurajuese. Unë, gjithashtu, hasa dështimet e mia si një sipërmarrëse e re para se të themeloja Gold Star Financial Group. Por, përkundër pengesave, vazhdova duke ndryshuar drejtimin dhe duke punuar më me zgjuarsi. Kam mësuar shumë gjatë rrugës, prandaj jam këtu për t’ju thënë se dështimi nuk ka të bëjë me humbjen, por me të mësuarin.”

Në këtë artikull Business Magazine ju tregon disa nga gjërat që mësohen rreth dështimit:

Ju do të dështoni

Dështimet janë të pashmangshme, veçanërisht kur ndërmerrni një rrezik të madh për të arritur qëllime ambicioze. Kuptojeni këtë para se të filloni. Ju do të mësoni nga dështimet tuaja dhe ato vetëm sa do t’ju bëjnë më të mirë. Ka shumë pak për të mësuar në sukses. Përqafoni dështimin dhe vazhdoni. Dështimi nuk ka të bëjë me rrëzimin, por me refuzimin për t’u ngritur përsëri.

Kurrë një dështim. Gjithmonë një mësim

Qëndrimi jonë ka të bëjë shumë me atë se si ne i perceptojmë dështimet tona. Nëse filloni të shikoni çdo dështim si një mësim, ju jeni tashmë një hap përpara. Zbuloni se çfarë shkoi keq dhe çfarë mund të bëni ndryshe. Mos lejoni që arsyetimet apo mendimet negative të pengojnë rrugën tuaj. Mos harroni, nuk jeni produkt i rrethanave tuaja. Ju jeni një produkt i vendimeve tuaja.

Lexoni: Si të pranoni dështimin?

Të sfidoheni në jetë është e pashmangshme; Të mposhteni është fakultative

Shumica e njerëzve të suksesshëm që has në konferenca, në ndeshje të ndryshme dhe në kinema janë atje ku janë për shkak të natyrës së tyre elastike dhe vendosmërisë për të pasur sukses. Kjo është ajo që i dallon ata nga të tjerët. Duhet të punoni fort dhe të mos hiqni dorë kurrë. Vince Lombardi, që konsiderohet si një nga trajnerët dhe motivuesit më të mëdhenj në historinë e NFL, ka thënë: “Mos harroni, njeriu që është në majë të malit nuk ka rënë aty.” Njerëzit që arrijnë në krye nuk kanë frikë të ngjiten.

Dështimet janë vetëm të përkohshme

Dështimi është një mjet i shkëlqyeshëm që mund të përdorim për të hartuar një rrugë më të mirë dhe për të përsosur strategjinë tonë. Zakonisht me disa ndryshime në planin tonë të lojës, ne mund të përmirësojmë dhe të kthehemi më të fortë se më parë. Vazhdoni dhe do të gjeni suksesin.

Njerëzit shpesh kanë frikë se do të dështojnë në diçka prandaj ata nuk përpiqen. Mos u bëni një nga këta njerëz. Gjithkush ka dështuar në diçka në jetën e tij ose të saj, por jo gjithkush përpiqet përsëri dhe përsëri. Ju nuk do të dëshironit të shikonit mbrapa ëndrrat tuaja një ditë dhe të mendonit se çfarë mund të kishit bërë. Ëndrrat nuk funksionojnë nëse ju nuk veproni. Mblidheni veten dhe kthejuni punës. Punoni fort çdo ditë për të arritur qëllimet tuaja. Siç e them gjithmonë, “Suksesi nuk zotërohet kurrë. Ai merret me qera dhe qeranë duhet ta paguani çdo ditë.

Lexoni: 7 mënyra si të mposhtim frikën ndaj dështimit

/Shkruar nga Daniel Milstein për Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0