Birra është e lidhur me harenë e gëzimin, kështu që nuk ka si të mungojë kremtimi për këtë “dhuratë hyjnore”. Festat e birrës janë shndërruar tashmë në një traditë të bukur dhe organizohen në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe vende aq të largëta nga njëra-tjetra si Kina e Shqipëria.
Fakte mbi birrën
Në vitin 1814 në rrugët e Londrës vërshoi birra dhe kjo njihet si Përmbytja e Madhe e Birrës. U derdhën 1.5 milionë litra birrë. Birra më e shtrenjtë në botë është ajo e firmës belge “La Vielle Bon Secour”, që kushton rreth 900 euro shishja.
- Në mesjetë në Britani pihej më shumë birra se uji, për arsye se birra konsiderohej si më e sigurtë.
- Çekët zënë vendin e parë në botë sa i përket pirjes së birrës, me një mesatare 143 litra për person.
- Britanikët konsumojnë rreth 67 litra birrë për person.
- Birra më e madhe në botë është krijuar në vitin 2002 nga “Carlsberg” në Danimarkë me një diametër prej 15 metrash.
- Përdoruesit e parë të birrës ndoshta kanë qenë sumerët rreth 10 mijë vjet para erës sonë. Ninkas ka qenë perëndesha sumere e alkoolit dhe e birrës.
Lexo: Birra mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve fizike
Cilat janë birrat më të shitura në botë ?
1. Birra Snow
Ndoshta nuk e dinit, por birra më e famshme në planet vjen nga Kina dhe është birra Snow.
Shitjet e birrës më të shitur në botë, Snow, u rritën 573% gjatë dekadës së fundit. Por pavarësisht popullaritetit në Kinë, kjo birrë tani shitet edhe në vende të tjera përfshi edhe SHBA.
Kjo birrë ka një çmim tepër të lire afro 1 $ për litër në Kinë.
2. Birra Tsingtao
Tsingtao është një birrë shumë e njohur në Kinë për vendasit dhe të huajt. Ajo u krijua nga bashkëpunimi gjermano-kinez, bashkëpunim shumë i frytshëm saqë e bëri këtë birrë shumë popullore brenda dhe jashtë vendit.
Në vitin 1972, Tsingtao u prezantua në SHBA, ku më pas u bë dhe birra më e shitur kineze në këtë vend.
Festa Ndërkombëtare e Birrës, festa më e madhe e birrës në Kinë dhe në Azi ka filluar të organizohet në vitin 1991. Festa nis zakonisht në fundjavën e dytë të muajit Gusht.
3. Birra Bud Light
Ajo është birrë amerikane dhe u tregtua për here të pare në vitin 1982. Tani kjo birrë përmban më pak sheqer, pra është më e shëndetshme.
Lexo: Si po i kthen kjo birrari betejat dhe sukseset e saj në vepra arti?
4. Birra Budweiser
Edhe kjo është një birrë amerikane me ngjyrë rrëshire dhe shije të freskët. Nisi të tregtohet në SHBA për herë të parë në mesin e viteve 1800 nga Anheuser-Busch. Pas marrjes së famës u përhap në mbi 80 tregje në mbarë botën.
5. Birra Skol
Birra Skol u krijua nga kombinimi i birrës britanike, kanadeze, suedeze dhe belge në vitin 1964 me synimin për t’u bërë një markë ndërkombëtare.
6. Birra kineze Yanjing
Yanjing është krijuar në vitin 1980. Në vitin 1995, Yanjing u cilësua si birrra zyrtare e Kinës, që do të thotë se shërbehet në pritje ndërkombëtare.
7. Birra Heineken
Birra u prodhua në vitin 1864 nga Gerard Heineken në Holandë dhe me kalimin e kohës është bërë një nga më të preferuarat në treg. Ajo u bë e famshme sidomos për shijen e lehtë dhe të ëmbël që ka. Përqindja e alkoolit që përmban është 5%.
Lexo: TË VEÇANTAT e birrës më të re në Shqipëri!
8. Birra Brahma
Brahma është birra më popullore në Brazil. Ajo u prodhua në vitin 1888 nga Companhia Cervejaria Brahma, por tani është në pronësi të Anheuser-Busch InBev.
9. Birra kineze Harbin
Birra Harbin është birra më e vjetër në Kinë. Kjo birrë është më e famshme në pjesën verilindore të Kinës nga ka dhe origjinën dhe si shumë birra të tjera tani ajo është në pronësi të Anheuser-Busch InBev.
10. Birra Coors Light
Coors Light është një birrë kanadeze e lehtë dhe freskuese me 4% përbërje alkooli. Kjo birrë është më e preferuara në SHBA, Britani dhe Kanada, por kompania po punon për t’u shtrirë edhe në vende të tjera të botës. Në vitin 2008, pronari i saj Molson Coors, krijoi Molson Coors International, që synon kryesisht tregun aziatik.
Burimi: syri.net
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.