Kia, brendi më i besueshëm i veturave në Gjermani

Kia, brendi më i besueshëm i veturave në Gjermani


Prodhuesi Korean i automobilave renditet në vendin e parë për nga kualiteti dhe besueshmëria në Gjermani, tregon një studim për vitin 2017, të cilin e ka publikuar J.D. Power.

Studimi për këtë vit ka përfshirë rreth 14.000 pronarë të automjeteve në Gjermani dhe 24 prodhues të automobilave, kur bëhet fjalë për automobilat e vjetërsisë nga1 deri në 3 vjet.

Kia ka marrë mirënjohjen si “Brendi më i mirë automobilistik”, me më pak probleme të regjistruara në mesin e 24 auto-brendeve të vlerësuara.

Ajo ka marrë 99 pikë, ndërsa në vendin e dytë është brendi tjetër korean Hyundai me 105 pikë, ndërsa e treta është Toyota me 109 pikë.

Sipas vlerësimit, brendi që ka më pak se 100 pikë do të thotë se ka më pak probleme.

Në mesin e veturave më të dalluara të Kia-s është Sportage.

Modeli më i shitur i Kia Evropë, ka kaluar pa asnjë problem të gjitha testet e kryera në vitin 2016 nga revistat gjermane Auto Bild dhe Auto Motor und Sport.

/Zhurnal.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0