Mjetet e Google që ju ndihmojnë të bëheni një menaxher i mirë

Mjetet e Google që ju ndihmojnë të bëheni një menaxher i mirë


Kompania e fiksuar pas të dhënave ka shpenzuar shumë vite duke studiuar rreth veçorive të menaxherëve efektiv për projektin e saj Project Oxygen, duke përcaktuar se ekspertiza teknike ishte më pak e rëndësishme se cilësitë e thjeshta si qëndrueshmëria, delegimi dhe mirësjellja njerëzore.

Tani që ka përcaktuar se çfarë e bën një menaxher të mirë, çfarë bën Google me këtë infromacion?

Në fakt kompania i ka përdorur këto njohuri për të krijuar trajnime dhe dokumenta që ndihmojnë menaxherët në punën e tyre.

Këto dokumenta janë të disponueshme plotwsisht falas online për këdo që mund t’i nevojiten. Sipërmarrësit dhe shefat mund t’i shkarkojnë ato më poshtë:

Manager feedback survey [Anketa nga Google Forms] – Menaxherët kanë nevojë për feedback të dobishëm për të kuptuar aftësitë dhe sesi mund t’i zhvillojnë ato më tej. Përdorni Manager Feedback Survey nga Google për të mbledhur feedback zhvillues për menaxherët tuaj.

New manager training course materials [slide, udhëzues dhe libri i punës së studentit] – Për një menaxher, të dish të menaxhosh të tjerët nuk është diçka që lind natyrshëm. Menaxhimi është një set me aftësi të cilat mësohen. Shikoni New manager training course materials nga Google dhe përshatini ato me kulturën nevojat e organizatës suaj.

Career conversation worksheet [dokument]  – Google i inkurajon meaxherët të bëjnë biseda të vazhdueshme dedikuar karrierës me punonjësit.

“One Simple Thing” worksheet [dokument] – Menaxherët më të mirë të Google kujdesen për skuadrat e tyre jo vetëm profesionalisht, por edhe personalisht. Menaxherët mund ta përdorin këtë praktikë të përcaktimit të qëllimeve për të diskutuar hapur edhe për synimet e jashtë punës me anëtarët e ekipit.

1:1 meeting agenda template [document] – Takimet e shpeshta me anëtarët e ekipit u japin menaxherëve një mundësi për të siguruar feedback dhe menaxhim. Ky template i axhendës së takimeve mund t’i ndihmojë menaxherët të realizojnë takime efektive 1:1 (një-nga-një).

Mos lejoni që bujaria e kompanisë të shkojë dëm. Provojini këto mjete dhe shikoni nëse ato mund të ndihmojnë menaxherët tuaj t’i mbështesin punonjësit për të bërë punën e tyre më të mirë.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0