Ja kush është prodhuesi më i madh i makinave

Ja kush është prodhuesi më i madh i makinave


Kur mendojmë për prodhuesin më të madh të makinave, mendja na shkon tek Toyota, ose Honda, ose Volkswagen. Por, prodhuesi më i madh i makinave është tashmë aleanca Renault-Nissan, të cilët shitën 5,268,079 makina në gjysmën e parë të 2017-s.

Me këtë numër shitjesh, Renault-Nissan ka lënë pas Volkswagen (5,155,591) dhe Toyota (5,129,000), si dhe General Motors të vendit të 4-t, me 4.7 miliona makina të shitura.

Por, aleanca Renault-Nissan është pak më ndryshe se kompanitë e tjera. Renault dhe Nissan kanë secila aksionerë të ndryshëm, edhe pse përdorin teknologjitë dhe resurset e njëra tjetrës. Ndërsa Toyota, VW, dhe General Motors kanë secili aksionerët e vetë.

Ajo që i ka dhënë shumë dorë aleancës Franco-Japoneze ishte blerja e 34% të aksioneve të Mitsubishit nga Nissan vitin e kaluar.

Midis Renault, Nissan, dhe Mitsubishi, të treja këto kompani shitën 481,151 makina elektrike, numri i më i madh i shitjeve të këtyre lloj makinave në botë.

/Techsot.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0