Shqipëria e treta në Europë për rritjen e çmimeve

Shqipëria e treta në Europë për rritjen e çmimeve


Shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e produkteve ushqimore gjatë muajit korrik.

Raporti i INSTAT tregon se krahasuar me rritjen e çmimeve të ushqimeve në vendet e Evropës, Shqipëria renditet vendi i tretë me rritjen më të madhe.

Ritmin më të lartë të çmimeve për korrikun e ka pasur Lituania, më pas renditet Estonia dhe në vend të tretë Shqipëria.

Islanda dhe Irlanda janë dy shtetet që kanë pasur uljen më të madhe të çmimeve të produkteve ushqimore në Europë.

Raporti për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) tregon se rritja më e madhe e çmimeve prej 6.9 për qind vërehet në grupin ushqime dhe pije joalkoolike, pasuar nga grupet mallra dhe shërbime të ndryshme me 3.4 për qind, qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji me 1.8 për qind, argëtim dhe kulturë me 0.9 për qind dhe piije alkolike dhe duhan me 0.8 për qind.

Uljen më të madhe të çmimeve gjatë muajit korrik e ka pasur grupi mobilje shtëpie dhe mirëmbajtje u ulën me 1.9%, pasuar nga grupi veshje dhe këpucë me 1.7%.

Pavarësisht këtyre treguesve, rritja e çmimeve për muajin korrik ka qenë më e moderuar, ndërsa inflacioni zbriti në nivelin 2%.

/GazetaEkonomia

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0