21 vjeçari që po projekton standartin e ardhshëm të printimeve 3D

21 vjeçari që po projekton standartin e ardhshëm të printimeve 3D


Easton LaChappelle është vetëm 21 vjeç dhe po projekton standartin e ardhshëm të printimeve 3D.

Frymëzuar nga një vajzë 9 vjeçare e quajtur Momo e cila ka humbur krahun e saj dhe është përpjekur të gjej një protezë të përshatshme, LaChappelle bashkëpunoi me Microsoft për të krijuar një krah robotik real.

Ai shpreson se prototipi do të na ndihmojnë të hyjmë në një epokë të re me trupa artificial të avancuar dhe më të përballueshëm.

Të paktën 30 milionë persona në të gjithë botën kanë nevojë për një paisje protezë. Dhe kostoja mesatare e një proteze funksionale është më shumë se 100,000 dollarë.

Ky mund të jetë hapi më i madh i hedhur në fushën e teknologjisë dhe protesikës.

LaChappelle i ka publikuar dizajnet në mënyrë që kushdo të mund t’i shkarkoj dhe të bëj printime 3D.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0