Lajm i keq për emigrantët shqiptarë në Angli, paundi në pikiatë

Lajm i keq për emigrantët shqiptarë në Angli, paundi në pikiatë


Kursi zyrtar i këmbimit të paundit britanik ka rënë me 0,085 euro, më i ulëti që nga viti 2009, por në aeroportet britanike, një sterlinë blihet shumë më pak se 1 euro.

Udhëtarët që shkëmbyen të holla në degën Moneycorp të Southampton Airport të enjten po merrnin vetëm 87 euro cent për çdo paund. Kjo është rënia më e keqe që nga kriza financiare. Në tavolinë, udhëtarët marrin vetëm 439 € nga 500 paund.

Monedha e Britanisë është dobësuar në mënyrë dramatike që nga votimi i Brexit në qershor të vitit të kaluar. Ajo ka shtuar pasiguri mbi të ardhmen e biznesit dhe marrëveshjet tregtare në vend.

Por paundi është rritur tetë për qind kundrejt dollarit amerikan këtë vit, gjë që e bën të vështirë për ekonomistët dhe analistët që të vlerësojnë luhatjet e stërlinës.

/Lajmiifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0