Metoda më e përdorur për të “ndezur” kreativitetin e grupit është mes “brainstorming”, një teknikë e zbuluar nga Alex Osborn në vitet ’50. “Brainstorming” është e bazuar në 4 rregulla: gjenerimi i sa më shumë ideve, bërja prioritet e ideve origjinale, grupoji idetë e dhëna dhe mos lejimi i kritikave gjatë procesit. Ky proces është i bazuar në dy rregulla të vjetra psikologjie: prezenca e të tjerëve rrit motivimin dhe performancën e individit dhe sasia sjell cilësi.
Lexoni: Me ide e kreativitet, përmes vetëpunësimit, drejt ëndërrave
Osborn këmbëngulte që “brainstorming” rriste nivelin e kreativitetit me 50% në krahasim me punën individuale. Por, pas shumë kërkimesh në këtë fushë, janë gjetur shumë prova që “Brainstorming” dëmton kreativitetin e njerëzve.
Një eksperiment i kryer në 800 grupe ka provuar që individët janë më kreativë dhe produktivë kur punojnë vetëm sesa kur bashkëveprojnë me njëri tjetrin.
Arsyeja pse nuk funksionon “brainstorming”? ka 4 shpjegime:
Humbja e kohës dhe mungesa e efiçencës: Ka një tendencë që njerëzit të mundohen më pak kur ata punojnë në grupe. Kur punojmë në grup, ne e dimë që dikush do e bëjë punën dhe kjo sjell një ndjenjë dembelizmi tek ne.
Ndrojtja: Njerëzit hezitojnë të shprehin mendimin e tyre, sepse kanë frikë se do të gjykohen nga të tjerët. Kur dikush sheh se pjestarët e tjerë të grupit janë më ekspertë të fushës, ai ndihet inferior dhe kjo ul rendimentin e tij.
Pabarazia e intelektëve: është e njohur edhe në sporte, kur një person i aftë luan me një më të dobët, efiçenca dhe produktiviteti i tij bie nga mungesa e konkurrencës.
Bllokimi i produktivitetit: një njeri mund të shprehë vetëm një ide në moment nëse do që të gjithë ta dëgjojnë, por sa më shumë të rritet numri i personave në grup, aq më pak ide do mund të ketë një individ.
Duke parë problemet e “brainstorming”, atëherë pse është kaq e përdorur gjithandej?
Ka dy arsye kryesore. E para, me rritjen e specializimeve në profesione, kompanitë kanë ekspertë të shumtë të fushës dhe duke i bërë këta njerëz të bashkëpunojnë me pjesëtarët e tjerë të kompanisë, atëherë mendohet se kjo do të shpërndajë profesionalizmin në kompani. E dyta, “brainstorming” në fakt është më demokratike se alternativat e tjera, duke i bindur njerëzit që është mënyra më e mirë për të marr esencën e ideve të gjithkujt dhe asnjëri mos ndihet i përjashtuar.
Burimi: HBR
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.