Louis Vuitton sfidon me orën Android më të shtrenjtë të momentit

Louis Vuitton sfidon me orën Android më të shtrenjtë të momentit


Shtëpia franceze e modës lançoi këtë të Martë orën e saj të parë, e cila quhet Tambour Horizon. Ora përdor Android Wear 2.0, sistemi operues i Google për orat inteligjente dhe çmimi i saj është vetëm, po vetëm 2,450 dollarë.

Tambour Horizon ka një bateri që zgjat 22 orë, rripat ndryshohen lehtësisht, po për fat të keq nuk ka një matës të rrahjeve të zemrës.

louis-vuitton-sfidon-oren-android-te-shtrenjte-te-momentit-businessmag

Ajo vjen në tre modele: Tambour Horizon Graphite, Tambour Horizon Monogram dhe Tambour Horizon Black.

Kjo është ora e parë nga Louis Vuitton, por jo ora e parë luksoze. Apple dikur shiste versione të Apple Watch që kushtonin rreth 10,000 deri në 19,000 dollarë.

Lexoni: 5 ORËT MË TË SHTRENJTA NË BOTË

Megjithatë, me vlerën 2,450 dollarë, Tambour Horizon nga Louis Vuitton është ora inteligjente më e shtrenjtë në treg dhe njëkohësisht ora Android më e shtrenjtë e momentit.

/GHeadlines

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0