Në saje të rezultateve të vlerësuara nga kjo garë nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” njëkohësisht kanë fituar edhe bursat nga Oswego State University of New York.
Ato fituan të drejtën e bursës për shkollimin në State University of New York falë medaljes së argjendtë me projektet inovative shkencore, thuhet në njoftimin nga ky gjimnaz.
Blerona Zulfaj dhe Kaltrina Hyseni u stolisën me medalje argjendi dhe bursë 48,000 dollarë për 4 vite të drejtën e shkollimit në State University of New York.
Çlirimtare Ramadani dhe Ema Halimi morën certifikatë nderi për arritje dhe bursë 36, 000 dollarë për 4 vite dhe të drejtën e shkollimit në State University of New York.
Emira Jetishi dhe Elena Hyseni morën certfikatë nderi për arritje dhe bursë 36, 000 dollarë për 4 vite dhe të drejtën e shkollimit në State University of New York.
Zana Shehu mori certifikatë nderi për arritje dhe po ashtu 36, 000 dollarë bursë për katër vite shkollimi te i njëjti universitet.
Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi 3500 projekte shkencore nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1,250 nga projektet finalistë.
Me 136 shtete nga gjithë bota dhe mbi 1250 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare “GENIUS- 2017”.
Gjimnazi “Hasan Nahi”, prej themelimit të tij në vitin 2013, i ka sjellë Kosovës 30 medalje ndërkombëtare.
burimi: Telegrafi
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.