Kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit që një Tesla përfshihet në një aksident. Një detaj jo shumë surprizues në të tilla raste, është që sistemi Autopilot, u bllokua disa momente përpara aksidentit. As rasti konkret, nuk del jashtë kësaj kornize, duke patur parasysh se shoferi pretendon se makina e tij humbi kontrollin teksa Autopiloti ishte i aktivizuar.
Gjatë fundjavës, në Kandiyohi County, Minnesota, një Model S u rrotullua duke përfunduar në një pellg. Shoferi dhe 4 persona të tjerë gjendeshin në kabinë në momentin e aksidentit, raportoi një media lokale. Për fat të mirë, të gjithë shpëtuan shëndosh e mirë me vetëm lëndime të vogla. Dhe siç së fundmi ka filluar të ndodhë, shoferi ka fajësuar sistemin Autopilot si shkaktarin e aksidentit. Ky aksident ndodhi në një seksion në formë T, ku makina duhet të kthehej djathtas ose majtas. Por ajo doli nga rruga dhe përfundoi në një pellg.
“Ne jemi të lumtur që shoferi dhe pasagjerët janë mirë tashmë. Jemi duke punuar për të mbledhur të gjitha faktet e aksidentit dhe kemi ofruar bashkëpunim të plotë me autoritetet lokale. Ne ende nuk e kemi zbuluar nëse sistemi Autopilot ka qënë duke punuar apo jo, dhe nuk kemi aryse të besojmë se ky sistem, redukton aksidentet me 40% ashtu siç është thënë edhe nga NHTSA, të ketë punuar ndryshe nga si është dizenjuar. Çdo herë që një shofer aktivizon sistemin, ai është i paralajmëruar që të ketë kontroll mbi makinën dhe të veprojë menjëherë në çdo moment.”
Duket se Tesla nuk ka mundur të marrë të dhëna nga ky aksident. Është e panjohur nëse kjo ka ndodhur si pasojë e aksidentit apo faktorë të jashtëm të cilat nuk kanë bërë të mundur marrjen e informacionit. Një përfaqsues i kompanisë është i sigurtë se nuk duhet fajsuar sistemi Autopilot.
Tesla ka prezantuar vetëm nivelin e 2 të autonomisë, që do të thotë se shoferi ende duhet të jetë vigjilent. Ai duhet të vendosi duart mbi timon për ta ndihmuar sistemin të reagojë në çdo moment. Duket se shoferi beson se ai nuk ishte i aftë të bënte asgjë pas gabimit të sistemit.
Pak të dhëna janë gjetur deri më tani, por gjithçka do të zbardhet pasi Tesla të analizojë të gjitha të dhënat e saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.