Kompania RE-Gi tekstil në Shkozet, një tjetër rast suksesi në Shqipëri - Business Magazine Albania

Kompania RE-Gi tekstil në Shkozet, një tjetër rast suksesi në Shqipëri


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi zhvilloi një vizitë në kompaninë RE-GI tekstil, e cila operon në fushën e prodhimit të konfesioneve të destinuara të gjitha për eksport në tregun italian. Kompania ndodhet në zonën e Shkozetit dhe operon prej rreth 7 vitesh, edhe pse eksperienca e pronarëve të saj është shumë më e gjatë në këtë sektor.

Vizita e Ministres Ekonomi në këtë sipërmarrje bëhet në vijim të vizitave të saj për të mbështetur biznesin, për të promovuar rastet model dhe për t’i inkurajuar këto sipërmarrje të ecin përpara.

Kompania në fjalë, me administrator Xhuljeta dhe Arkezi Copa, në vitin 2012 është financuar për një pjesë të investimeve të saj, nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me një vlerë 140,000 Euro, nëpërmjet bankës Credins.

Ministrja Ekonomi vizitoi mjediset e kësaj kompanie për të parë nga afër investimin por dhe ecurinë e kësaj kompanie. Znj. Copa tha se falë këtij investimi kompania ka rritur punën dhe fitimet e veta, pasi një makineri e blerë me këtë mbështetje financiare shkurton proceset e punës dhe kryen punën e gjashtë punëtorëve.

Kryesisht kjo kompani prodhon uniforma kuzhine, por dhe veshmbathje, bluza etj. Aktualisht punojnë rreth 200 punëtore, por së shpejti do të hapet dhe një mjedis i ri ku do të punësohen 120 punonjës të tjerë, nga Durrësi, Shijaku dhe zonat perreth.

Ministrja vlerësoi ambientet shumë komode të punës dhe investimin e bërë nga kjo kompani, jo vetëm në makineri e teknologji, por dhe në mjediset përreth, ku punonjësit ndihen më mirë, me ambiente të jashtme të rregulluara dhe të gjelbëruara.

Ministrja Ekonomi inkurajoi pronarët e kësaj kompanie për kontributin e tyre për produkte që në eksport shkojnë me markën “Made in Albania”.

Gjithashtu, Ministrja dëgjoi dhe problematikën me të cilat përballet ky biznes, ku ajo që u kërkua është lehtësimi i procedurave në dogana dhe njehsimi i këtyre procedurave në të gjitha doganat.

Ministrja premtoi se këto situata janë adresuar, pasi pikërisht mbledhja e radhës e Këshillit të Investimeve ishte për këtë çështje, pra për lehtësimin edhe më tej të procedurave në dogana, si një kërkesë e ardhur nga biznesi.

Burimi: sot.com.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0