Më datë 4 dhe 5 korrik, në Hotel Sheraton do të organizohet trajnimi dy ditor me temë – “DESIGNING AND IMPLEMENTING CUSTOMERS LOYALTY PROGRAMS”.
Ky trajnim u vjen në ndihmë skuadrave të marketingut dhe shërbimit ndaj klientit në kompanitë e shitjeve me pakicë që synojnë të zhvillojnë apo përmirësojnë performancën e programeve të besnikërisë, të maksimizojnë vlerën e jetës së konsumatorit dhe kuotën e shpenzimit në kompanitë e tyre.
Të ftuar në këtë trajnim janë drejtues dhe manaxherë të niveleve të larta të marketingut, administratore nga kompanitë e suksesshme që kanë zgjedhur besnikërinë si një strategji konkuruese për rritjen e përfitueshmërisë.
Konkluzionet e trajnimit:
Në fund të këtij workshop-i ju do të jenë në gjendje të:
1. Listoni kriteret për vendimet e menaxhimit për të miratuar ose shqyrtuar një program besnikërie të klientit.
2. Listoni strategjitë e besnikërisë së konsumatorit dhe si të vlerësoni përshtatshmërinë për biznesin tuaj dhe planin strategjik.
3. Përzgjidhni një varg logjik besnikërie dhe analizoni përfitimin e kostos për secilën logjikë dhe strukturën mbështetëse që kërkohet për të zbatuar çdo logjikë të besnikërisë.
4. Përfshini thelbin e markës, vlerat dhe përvojën e klientit në hartimin dhe zbatimin e programeve të besnikërisë.
5. Përfshini kërkesën e përdoruesit në programet e besnikërisë përmes menaxhimit dhe bashkë-krijimit të VOC.
6. Listoni mjetet për të menaxhuar dhe komunikuar në mënyrë efektive programet e besnikërisë së klientit.
7. Matni ROI-n ose efektivitetin e programeve të Besnikërisë për organizatën tuaj.
Për tu regjistruar kliko këtu.
Data: 4-5 Korrik 2017
Orari: 8:30 AM – 5 PM
Vendodhja: Hotel Sheraton, Tirana
Për më shumë informacion kontaktoni:
Tel: +355 42255506
Email: valbona.zocaj@egnatium.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.