Marka e Samsung për linjën e saj të sensorëve të imazhit është emërtuar sipas teknologjisë ISOCELL të kompanisë, e cila është zgjidhja optimale për pajisjet e sotme që kërkojnë dizajne të holla me kamera me cilësi të lartë.
E prezantuar fillimisht në 2013, teknologjia ISOCELL ndan çdo piksel me një pengesë fizike që redukton kryqëzimin e padëshiruar të ngjyrave midis pikseleve. Kjo lejon qartësi të lartë të ngjyrave, duke mundësuar cilësi të shkëlqyer të imazhit madje edhe me pikselet më të vogla.
LEXONI: Samsung organizon konkursin për dizajnin e aksesorëve të televizorëve QLED
Samsung ISOCELL karakterizohet nga katër nën-marka teknologjike – Ndriçimi, Shpejtësia, Madhësia dhe Pjesët e dyfishta – që i përgjigjen kërkesave specifike të tregut:
• Sensorët ISOCELL Bright ofrojnë imazhe të ndritshme dhe të mprehta me cilësi të lartë ngjyrash dhe reduktim të zhurmës në mjedise me ndriçim të ulët
• Sensorët ISOCELL Fast sigurojnë autofokus të shpejtë në objekte që janë në lëvizje ose jo edhe kur këta janë në errësirë
• Sensorët ISOCELL Slim përshtatin madhësinë më të vogël të pikseleve të disponueshme në treg në 0.9-1.0um, dhe njëkohësisht prodhojnë imazhe me cilësi të lartë për pajisjet më të holla
• Sensorët ISOCELL Dual mund të përzihen dhe të përputhen në kombinime të ndryshme në pajisjet e konsumit për të sjellë karakteristika të kërkuara në trendin e fundit të kamerës së dyfishtë
“Samsung ISOCELL” është një markë që përfaqëson thelbin e teknologjive tona kryesore të pikseleve. Presim që marka ISOCELL të ndihmojë konsumatorët të njohin lehtësisht dhe të besojnë në performancën e kamerës si dhe në cilësinë e përgjithshme të pajisjes,” tha Ben Hur, Zëvendës President i Marketingut të Sistemit LSI pranë Samsung Electronics. “Me teknologjitë tona të avancuara të sensorëve të imazhit, Samsung do të vazhdojë të sjellë risi në kamerat e përdorura në smartphone dhe aplikacione të tjera.”
LEXONI: SAMSUNG GALAXY S8, SMARTPHONE-I QË BËN DIFERENCËN
Në MWC Shanghai, Samsung do të paraqesë zgjidhje të avancuara logjike, duke përfshirë serinë e Exynos 9 me teknologji procesuese FinFET 10 nanometër, për një gamë të gjerë platformash si celularë, Virtual Reality (VR) dhe pajisje që vishen.
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.