Një ekip studiuesish në Shkollën e Biznesit McCombs në Universitetin e Teksasit në Austin filloi të testonte hipotezën e “mpirjes së trurit” : mbajtja afër e telefonit mund të ndikojë në kapacitetin tuaj njohës.
LEXONI: 5 gjëra që ju ulin produktivitetin
Studimi përfshiu 800 pjesëmarrës të cilët iu nënshtruan një testi kompjuterik që kërkonte vëmendje të plotë. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe me udhëzime të ndryshme: grupit të parë iu kërkua të mbante telefonin përmbys në tavolinën ku po punonin, grupi tjetër duhet t’i mbante telefonat diku afër, por ku nuk mund të dalloheshin dhe grupi i fundit duhet t’i vendoste telefonat në dhomën ngjitur.
Para fillimit të testit, të tre grupet u udhëzuan të fiknin të gjitha njoftimet në telefonat e tyre.
Studiuesit zbuluan se individët që lanë telefonat e tyre në dhomën tjetër shënuan rezultate më të larta në test krahasuar me ata që i kishin telefonat aty pranë.
LEXONI: 7 mënyra praktike për të rritur përqëndrimin përpara punës
Rezultatet dalin në përfundimin se prezenca e një telefoni ka një ndikim të matshëm në aftësinë njohëse të individit, pavarësisht nëse ata ndjehen të hutuar apo jo.
Kështu që herën tjetër kur ju duhet të përqëndroheni në një punë të caktuar, sigurohuni që telefonin ta keni diku larg. Por jo aq sa të mos mbani mend ku e keni lënë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.