Duke analizuar 150 nga qytetet më të populluara të SHBA-së, WalletHub zbuloi qytetet më të mira për të nisur një biznes. Studimi krahasoi dhe i ndau qytetet në një shkallë prej 100 pikësh në tri kategori, duke përfshirë mjedisin e biznesit, qasjen në burime dhe kostot e biznesit. Midis këtyre tre kategorive, raporti studioi 18 metrika relative, si norma e mbijetesës së bizneseve, startup-et për frymë, prevalenca e investitorëve dhe kostoja e jetesës.
Me rezultatin më të lartë të përgjithshëm, Oklahoma City merr titullin për vendin e parë më të mirë për të nisur një biznes. Më pas vijnë dy qytete të tjera që njihen shpesh si vende për nisjen e startup-eve: Salt Lake City dhe Charlotte, New York City.
Nëse jeni më të interesuar në Bregun Perëndimor, largohuni nga Seattle. Seattle kishte rezultatin më të ulët në listë, sepse tashmë është “ngopur” me startup-et.
Ende nuk jeni të sigurtë se në cilin drejtim duhet të shkoni? Këtu janë 10 qytetet kryesore të mëdha për të filluar biznesin tuaj të ri, sipas WalletHub:
- Oklahoma City
- Salt Lake City
- Charlotte New York City
- Tulsa, Oklahoma
- Grand Rapids, Michigan
- Durham, New York City
- Louis, Mississippi
- Austin, Texas
- Amarillo, Texas
- Sioux Falls, Dakota e Jugut
burimi: Entrepreneur
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.