Trajnim: Marrëdhëniet Publike Personale për Punonjës të Sektorit Publik - Business Magazine Albania

Trajnim: Marrëdhëniet Publike Personale për Punonjës të Sektorit Publik


Marrëdhëniet Publike janë kthyer në një element të rëndësishëm të komunikimit publik të profesionistëve të fushave të ndryshme. MP, tashmë vihen re në tre plane:

  1. MP në sektorin publik
  2. MP në sektorin privat
  3. MP personale e profesionistëve të të gjitha fushave (media sociale, media tradicionale, word of mouth).

Në këtë këndvështrim, do të trajtohen teori dhe praktika që i ndërthurin të trija këto aspekte. Aktualisht shoqëria kosovare dhe ajo shqiptare në tërësi, po ndërton komunikime të strukturuara në median sociale, shpesh-herë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye është me rëndësi që të njihen metodat më të reja të ndërtimit të profileve në rrjete.

Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:

  • Hyrje në Marrëdhënien Publike, çfarë është komunikimi i MP?
  • Zhvillimi i MP në hapsirën shqiptare, problemet shqiptare të komunikimit
  • Komunikimi i MP në institucione, problemet dhe teknikat
  • Komunikimi i MP në organizatat e biznesit, komunikimi i integruar
  • Teknikat e reja të MP në median sociale. Si të jesh zëdhënësi i vetvetes?
  • Llojet e audiencave dhe publikëve.
  • Mjetet e MP, shkrimet, fotot, videot dhe mesazhet zanore.
  • MP dhe komunikimet në organizata

Qëllimi: Ky trajnim ka për qëllim të ofrojë teknikat më të reja të MP dhe aplikimet e tyre në median tradicionale, median sociale, përmes “word of mouth” etj.

Komunikimi i MP Në fund të trainimit, synohet thellimi i njohurive lidhur me praktikat dhe teknikat e MP, të përdorura në aspektin individual dhe atë profesional. Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me përdorimin e imazhit personal në komunikimet publike. Gjithashtu synohet të jepen dhe të diskutohen në trajnim edhe metodat komunikative mes shqiptarëve.

Për secilin pjesëmarrës dhuratë edhe libri: “Marrëdhëniet me publikun” i autorit Alban Tartari

Aktivitete shtesë:

Vizitë në Bashkinë e Tiranës

Vizitë në Bashkinë e Tiranës dhe prezantim për komunikimin e Bashkisë më të madhe shqiptare në rajon (me 1.2 milionë banorë) nga Drejtori i Komunikimit Denis Dedej. (60 minuta në tërësi)

Vizitë në Kuvendin e Shqipërisë

Vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, prezantim nga Drejtorja e Komunikimit dhe MP në Parlament, Manjola Zeka Arizaj. (60 minuta në tërësi)

Ligjërues : Alban Tartari

Alban Tartari u diplomua nga dega e gazetarisë e Universitetit të Ankarasë në Turqi. Më pas studioi në Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës në Tiranë dhe Strasburg. Mori gradën master në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti Epoka në Tiranë. Mban gradën Doktor në Gazetari dhe Komunikimin Masiv, i diplomuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës. Ka marrë një sërë trajnimesh në fushën e gazetarisë, marrëdhënieve publike, lidershipit etj, në Shqipëri, Itali, Turqi, Francë etj.

Konfirmimi i Obliguar deri me datën: 26 Maj 2017

Për Rezervime:

Nr tel: 049 276 109

Email: trajnime@businesskosovacenter.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0