Organizohet panairi i parë me prodhime ”Made in Albania“ në Tiranë - Business Magazine Albania

Organizohet panairi i parë me prodhime ”Made in Albania“ në Tiranë


Panairi një ditor që u zhvillua sot në Tiranë, me prodhime tërësisht shqiptare, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve të shumë të cilët jo vetëm provuan shijet e veçanta të prodhimeve, por patën edhe kërkesa për t’i blerë ato edhe në vetë baxhot apo qendrat ku prodhohen.

Mbi 40 prodhues paraqiten produktet e tyre në këtë panair në Pazarin e Ri, i cili ndonëse është në vitin e parë të organizimit të tij, synon të kthehet në një traditë të përvitshme nisur nga interesi dhe vëmendja e vizitorëve konsumatorë për këto prodhime.

“Promovimi i vlerave të ushqimeve dhe produkteve shqiptare duhet ruajtur dhe tejçuar, për të na veçuar nga pjesa tjetër e rajonit, por edhe për të rritur ekonominë vendase”. theksoi një nga organizatorët.

Vera, rakia, çaji, djathi ishin disa nga artikujt kryesore të paraqitura në këtë panair dhe prodhimi i tyre ishte i gjerë gjeografikisht pasi vinin nga vende të ndryshme të Shqipërisë.

Burimi: ata.gov.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0