Pse shumë sipërmarrës bëjnë një gabim të madh para se të fillojnë? - Business Magazine Albania

Pse shumë sipërmarrës bëjnë një gabim të madh para se të fillojnë?


Në një intervistë në Facebook Live, autorja e “What If It Does Work Out?” Susie Moore tha se një nxitje për të ndërmarrë iniciativa është mënyra e përsosur për t’u drejtuar drejt sipërmarrjes.

Por a mund të fillohet, nëse nuk kemi ndonjë ide?

“Ky është momenti ku shumë njerëz mendojnë se kanë nevojë për një ide të përkryer ose se duhet të presin që të kenë atë shkëndijën e vërtetë të frymëzimit, e cila do u japë ato milionat e artë”, u përgjigj Moore. “Por në të vërtetë, kur vjen puna për të gjetur një ide, duhet vetëm t’i kushtoni vëmendje asaj që ju jeni, çfarë doni dhe çfarë dini të bëni më mirë.”

Në vitin 2013 në moshën 30 vjeçare, Moore la punën e saj ku fitonte rreth 500,000 $ në vit, për të filluar biznesin e saj si trajnere e jetës, pasi zhvilloi kompaninë, ajo mundi të fitonte deri në 4,000 $ në muaj. Tani, ajo inkurajon të tjerët që të ndjekin sipërmarrjen nëpërmjet “Side Hustle Academy“.

“Qartësia nuk vjen nga të menduarit”, tha ajo për Business Insider. “Ky është gabimi më i madh që bëjnë njerëzit, ata mendojnë, mendojnë, mendojnë shumë dhe nuk fillojnë kurrë, qartësia vjen përmes veprimit. Nëse ju filloni diçka dhe nuk ju pëlqen. Nuk ka asgjë të keqe. Ajo nuk ka funksionuar për ju, çdo gjë është në rregull. Kjo ndoshta do të ndodhë, vetëm nëse nuk keni atë urinë sipërmarrëse. Sepse nëse e keni atë urinë sipërmarrëse biznesi juaj do të ndryshojë dhe evoluojë me kalimin e kohës”.

Si fillim, tha ajo, kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni.

“Idetë janë të mbivlerësuara. Ekzekutimi është me të vërtetë gjithçka. Gjëja më e rëndësishme është të keni besim tek vetja, të shikoni dhe të kuptoni se çfarë bëni mirë dhe se si mund të jepni vlera me atë gjë”.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0