SPI Albania, komuniteti ku mund të gjendet zgjidhje për sigurinë dhe privatësinë në internet - Business Magazine Albania

SPI Albania, komuniteti ku mund të gjendet zgjidhje për sigurinë dhe privatësinë në internet


Komuniteti SPI ka nisur në muajin Maj fushatën ndërgjegjësuese në të gjitha shkollat e mesme dhe universitetet në mbarë vendin me temë “Siguria dhe Privatësia në Internet”.

“Siguria dhe Privatësia në Internet” është një komunitet, i cili ka në fokus Sigurinë dhe Privatësinë në Internet, përmes të cilit ofrohen Këshilla, Informacione, Kuriozitete, Raporte, Sondazhe etj.

Çdo problem rreth Sigurisë dhe Privatësisë mund të gjejë zgjidhje nga anëtarët e komunitetit SPI. Raporto edhe ti problemin tënd!

Ndërkohë në faqen zyrtare të SPI po zhvillohet dhe një anketim mbi problematikat që user-at hasin në navigimin në internet. Plotësoje dhe ti këtë anketë.

 Pse “Siguria dhe Privatësia në Internet”? 

“Siguria dhe Privatësia në Internet” është një shqetësim, i cili na prek të gjithëve, sidomos individë, të cilët nuk janë të fushës së Informatikës dhe kanë informacione të dobëta në lidhje me Sigurinë dhe Privatësinë në Internet. Pjesa më delikate, e cila dëmtohet në Internet janë fëmijët e moshave nga 9 – 15 vjeç dhe adoleshentë të moshave 16 – 18 vjeç, pa lënë mënjanë edhe persona të moshave mbi 50 vjeç, të cilët kanë një mangësi të theksuar informacioni rreth këtij fenomeni.

 Qëllimi

Të ndahen njohuritë bazike të mbrojtjes së të dhënave personale dhe këshillat që duhen pasur kujdes sa herë që kemi qasje në Internet. Nga kjo fushatë shpresoohet mbështetje masive nga Institucionet Arsimore Publike dhe Private, Sipërmarrës, Individë dhe Shoqata, të cilët e ndajnë shqetësimin e njëjtë me nismën e kësaj fushate. Nga kjo fushatë pritet të sensibilizohen edhe Institucionet Shtetërore dhe të marrin masa për parandalimin dhe mbrojtjejen nga abuzimi me të dhënat personale. Drejtues të fushatës si “Qendra e Teknologjisë LINK” kanë si qellim që të gjithë individët ose kompanitë të ndërgjegjësohen dhe të kenë informacionin e duhur për të bërë parandalimin e çdo cënimi të privatësisë.

Kush mund të marrë pjesë?

Çdo individ mund të bëhet anëtar i komunitetit SPI dhe të japë kontributin e tij në fushën e sigurisë dhe privatësisë në internet. Vullnetarët përvec certifikatave dhe referencave do iu ofrohen edhe stimulime të tjera, njohje të shumta mbi persona rreth kësaj fushe, aftësi të reja etj.

Një mundësi mjaft e mirë për studentët e Informatikës, Teknologjisë së Informacionit, Shkencave Kompjuterike, pa përjashtuar dhe studentët e tjerë që e shikojnë si një mundësi tepër të vlefshme për formimin e tyre.

SIGURIA DHE PRIVATËSIA NË INTERNET VAREN NGA TY!!!

KUJDES me informacionet personale që publikon në rrjete sociale, forume apo portale të ndryshme.

Privatësia është më e rëndësishme se të qënit në vëmendje të publikut.

Një informacion i publikuar sot nuk fshihet më.

Ruaje informacionin tënd sot që mos të befasohesh nga gjigandi i informacionit (interneti) nesër!

Nëse dëshironi më shumë informacion rreth këtij projekti mund të kontaktoni www.spi.al/info.spi.al@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0