Për vite me radhë inxhinierët e audios kanë qenë në gjendje të heqin pjesë duke redaktuar transkriptimin e klipit. Megjithatë, ata kurrë nuk kanë qenë në gjendje të shtojnë ose të zëvendësojnë një fjalë për hir të qartësisë. Ky software i ri, i quajtur VoCo, sintetizon fjalët e reja në zërin e folësit me lehtësi, edhe nëse kjo fjalë nuk shfaqet askund tjetër në regjistrim.
“VoCo automatizon procesin e kërkimit dhe rregullimit dhe prodhon rezultate që janë edhe më të mira se ato të krijuara manualisht nga ekspertët e audios”, tha Adam Finkelstein. Finkelstein është profesor i shkencave kompjuterike në Princeton.
Software-i përdor një algoritëm që skanon regjistrimin në tërësi dhe bashkon një kombinim të tingujve të fjalëve. Këta tinguj, të quajtur fonemë, kulmojnë me fjalën e re në zërin origjinal. Algoritmi madje mundëson edhe vendosjen e fjalës në një fjali. Ai merr parasysh kontekstin e fjalës dhe shton theksin e duhur.
“VoCo ofron zhvillimin e një teknologjie shumë praktike për redaktimin e gjurmëve audio, por gjithashtu është një shenjë paralajmëruese për teknologjitë e ardhshme që do të lejojnë që zëri njerëzor të sintetizohet dhe automatizohet në mënyra të jashtëzakonshme”, tha Finkelstein.
burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.