Për shembull, nëse do të dizenjonit një furçë rozë, dhe kjo rezulton se është e njëjta hije me atë që njihet si “Barbie pink”, ju mund të paditeni.
Ngjyra rozë e Barbit, e regjistruar nga Mattel, është simbol në më shumë se 100 kategori. Mattel paditi kompaninë e regjistrimit MCA për këngën dhe videon “Barbie Girl”. Por gjyqtari e hodhi poshtë këtë çështje duke thënë: “Palët duhet të qetësohen.”
Ngjyra blu e kompanisë Tiffany ka qenë simbol që nga viti 1998. Ngjyra gurkali ose Pantone 1837, mban numrin që shënon dhe themelimin e kompanisë.
T-mobile ka patur shumë çështje gjyqësore për sa i përket ngjyrës së purpurt, ngjyra që e përfaqëson. Në vitin 2014 kompania fitoi kundër AT&T, e cila e kishte përdorur këtë ngjyrë për Aio Wireless.
Ups e ka përdorur ngjyrën kafe që nga viti 1916. Një ish-punonjës i kompanisë ka thënë se kjo ngjyrë ishte epiteti i luksit në atë periudhë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto