Kjo është puna më e rehatshme në botë - Business Magazine Albania

Kjo është puna më e rehatshme në botë


Imagjinoni një botë ku mund t’i kalosh ditët duke përkëdhelur kotele të vogla të adhurueshme.

Një klinikë veterinare në Dublin po e bën këtë ëndërr realitet duke reklamuar pozicionin e ri të punës “të përkëdhelësh mace”. Tingëllon puna më e bukur në botë.

Klinika veterinare Just Cats Clonsilla, Dublin, po kërkon një person i cili çmendet pas maceve dhe i do shumë ato. Kandidati ideal duhet të ketë një eksperiencë kujdesi për macet që ndodhen në lagjen e tij dhe të ndjehet i lumtur kur t’i përkëdhel ato.

Por nuk mjafon vetëm kaq…

Ju gjithashtu duhet të keni “duar të buta, të afta për të përkëdhelur dhe përqafuar macet për periudha të gjata kohore”.

Ju gjithashtu duhet të “flisni butë” dhe “të dini të pëshpërisni ëmbël” për të qetësuar dhe macen më nevrike.

Por, çfarë është më e rëndësishmja?

Ju gjithashtu do t’iu duhet një kualifikim i njohur nga këshilli veterinar i Irlandës.

Për këtë pozicion fantastik pune mund të aplikoni duke dërguar CV tuaj dhe një email me arsyet pse jeni të interesuar për këtë punë në miaow@justcats.ie.

Paçi fat.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0