Seminari u organizua me mbështetjen e ambasadës Hollandeze në Tiranë, në bashkëpunim me CSR Hollandë, MVO Nederland dhe AIDA-n si partneri kryesor shqiptar mbështetës në këtë projekt.
Ambasadorja hollandeze në Tiranë, Dewi van de Weerd, vlerësoi bashkëpunimi me AIDA-n në vitet e fundit, me qëllim krijimin e lidhjeve tregtare mes bizneseve të të dyja vendeve.
Në vijim të këtij aktiviteti, përfaqësuesi i AIDA-s, Pellumb Qosej, bëri një prezantim të sektorit të Tekstil – Konfeksionit, klimës së favorshme të investimeve në këtë sektor për bizneset hollandeze dhe mundësive për investime të reja në vendin tonë. Gjithashtu, një theks të veçantë iu dha rolit të AIDA-s në mbeshtetje të këtij sektori dhe fondeve që ajo menaxhon.
Gjatë aktivitetit u organizuan takime në formatin B2B mes 12 bizneseve hollandeze që aktivitetin e tyre e kanë të lidhur me tekstil – konfeksionet, lëkurë, këpucën, dizajnin dhe teknologjisë së modës, marketing etj dhe rreth 20 sipërmarrësve shqiptar të këtij sektori, duke zgjeruar mundësitë për bashkëpunim mes tyre.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto