Paga minimale pritet të shkojë në 24 mijë lekë - Business Magazine Albania

Paga minimale pritet të shkojë në 24 mijë lekë


Paga minimale e detyrueshme në ekonomi pritet të shkojë nga 22 mijë lekë, që është aktualisht, në 24 mijë lekë. Vendimi pritet të merret nga Këshilli i Ministrave.

“Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Paga minimale shërben për efekt të kontributeve të Sigurimeve Shoqërore. Ministri i Financave ishte në Komisionin e Ekonomisë për të prezantuar uljen e TVSH-së për akomodimin në turizëm, nga 20% në 6%. Kjo gjë pritet të nxisë këtë sektor, ndërkohë që lehtësimi fiskal do të shoqërohet edhe me formalizim.

Unë besoj se, menjëherë pas kalimit të ligjit, do të kalojmë në një fushatë formalizimi të sektorit të turizmit dhe besoj se do të shoqërohet edhe me një regjistrim të detajuar të të gjithë shtretërve në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi më tej Ahmetaj. Ndryshimet u miratuan nga komisioni, ndërkohë që pas hyrjes në fuqi të ligjit do të dalin menjëherë aktet nënligjore.

burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0