Më datë 26.04.2017, ditën e mërkurë ora 15.00, pranë ambjenteve të AIDA-s u zhvillua mbledhja e Komisionit të Aprovimit të Granteve (KAG) për Fondin Start-Up.
Gjatë kësaj mbledhje u shqyrtuan 15 aplikime të bizneseve shqiptare startup që operojnë në sektorë të ndryshëm. Bazuar në VKM, nr 593, datë 10.9.2014 dhe rregulloren e këtij fondi, u përzgjodhën 11 projekte fituese, të cilat përfshinin kryesisht blerje pajisjesh dhe materiale promovuese.
Fituesit janë si më poshtë:
| Nr | Emri | Rrethi | Sektori |
| 1 | Off Limits | Tiranë | Operator Turistik (makina off road) |
| 2 | Guri Zi | Shkodër | Fason (Tekstil) |
| 3 | NiNa Atelier | Tiranë | Artizanat |
| 4 | Bike Albania | Tiranë | Operator Turistik |
| 5 | Tradita | Berat | Agropërpunim
(Punishte artizanale e produkteve të zonës) |
| 6 | Star Center | Tiranë | ITC – Call Center (Gjermanisht) |
| 7 | VB School | Tiranë | Qendër trajnimesh profesionale |
| 8 | Alb Tour | Gjirokastër | Turizem malor, (Guida dhe Paketa) |
| 9 | Gega Home | Durrës | Arredim (Perde per zyra , shtepi, lokake) |
| 10 | Explore Pogradec | Pogradec | Operator Turistik |
| 11 | Pica Juaj | Tiranë | Piceri |
burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto