Në artikull evidentohet fakti se ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë fokusuar te drejtësia dhe reformat e tjera, Kina është duke u fokusuar te zhvillimi.
“Pavarësisht se janë përtej detit Adriatik nga Italia, Shqipëria është shumë e afërt me Kinën në shumë aspekte, si të ishte një nga partnerët kryesor për tregtinë. Nga mijëra milje larg, investimet kineze janë duke ndihmuar në modernizimin e Shqipërisë”, thuhet në artikull ndërsa evidentohet fakti se Marsin e kaluar, ata u bënë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë, duke lënë pas partnerët tradicionalë si Turqia dhe Greqia.
Në artikull nënvizohet edhe fakti se ndërkohë SHBA po mbështet Shqipërinë për zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, ç’ka do të çonte edhe në vendosjen e rregullave të qarta por edhe rritjen e transparencës së qeverisë.
Por çfarë po bën Kina ekzaktësisht në Shqipëri?
Në Mars, kompania kanadeze “Bankers Petroleum” njoftoi shitjen e të drejtave të eksplorimit të naftës dhe prodhimit të filialeve, kompanisë kineze “Geo-Jade Petroleum”, për një çmim prej 384.6 milionë euro. Një muaj më vonë, “Kina Everbright” dhe “Friedmann PacificAsset” njoftoi blerjen e “Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës” në një marrëveshje koncesioni 10-vjeçare. Edhe pse një aeroport i dytë shqiptar është planifikuar të hapet për shërbim së shpejti, Tirana do të mbetet nyja më e rëndësishme e transportit.
Shqipëria është gjithashtu pjesë e një projekti tubacionesh, që lidh gazin natyral të detit Kaspik nga Azerbajxhani në Evropë. Gazsjellësi “Trans-Adriatik” është menduar të sjellë rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror nga Azerbajxhani përmes një tubacioni 211 kilometra në Shqipëri ku do të kalojë detin Adriatik për në Itali.
TAP është planifikuar të jetë operacional deri në vitin 2020. Investimi i përgjithshëm nga TAP në Shqipëri vlerësohet të jetë 1.5 miliardë euro.
Burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.