Çfarë ndodh me monedhat që hidhni në shatërvane? - Business Magazine Albania

Çfarë ndodh me monedhat që hidhni në shatërvane?


Fontana di TreviRomë ka një traditë të vjetër: nëse qëndroni me shpinë nga shatërvani dhe hidhni një monedhë nga krahu i majtë ju automatikisht keni të garantuar një udhëtim kthimi në Romë. Çdo ditë me mijëra njerëz marrin pjesë në këtë traditë, e cila grumbullon rreth 15,000 dollarë në javë ose 1 milionë dollarë në vit nga monedhat e mbledhura.

Ky shatërvan ka kaq shumë prurje prandaj çdo ditë Shoqata Katolike Romake e bamirësisë Caritas e pastron shatërvanin dhe i shpërdan paratë te njerëzit në nevojë. Ata madje kanë hapur një supermarket me kosto të ulët në vitin 2008 nga mbledhja e shumtë e monedhave.

cfare-ndodh-monedhat-qe-hidhni-ne-shatervane-businessmag

Ndërkohë që shatërvani i Trevi-it duhet të pastrohet çdo ditë, shatërvanë të tjerë të famshëm mbledhin të ardhurat e tyre çdo muaj. Liqeni në Las Vegas Bellagio grumbullon rreth 12,000 dollarë në vit dhe përdor një sistem efikas pastrimi. Një fshëse elektrike gjigande përdoret për të hequr çdo gjë nga dyshemeja e liqenit.

Në të njëjtën mënyrë, shatërvanet në Qendrën Tregtare në Amerikë në Minnesota grumbullojnë rreth 2000 dollarë në muaj, të cilat dhurohen për organizata bamirësie dhe jofitimprurëse. Shatërvanet në 24 Rainforest Cafes grumbullojnë rreth 25000 dollarë në vit, të cilat dhurohen për bamirësi mjedisore.

Ndërsa shatërvanet në Disney World mblodhën 18,000 dollarë në vitin 2014, para këto që u dhuruan për fëmijët në jetimore.

Prandaj nëse iu bie rruga në këto vende me shatërvane, mos i kurseni monedhat.

/TravelAndLeisure

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0